Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shtator 2019
“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 27 dhjetorit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrjen e situatës nën kontroll në Shqipëri nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Pas marrjes së Tiranës
Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri
Beograd, 26 dhjetor.
Ahmet Zogu, pas marrjes së Tiranës, ku ai thirri anëtarët e qeverisë së tij të mëparshme, e ka tani situatën nën kontroll në të gjithë Shqipërinë.
Mbështetësit e qeverisë kanë evakuar Shkodrën dhe Elbasanin.
Asnjë rezistencë serioze nuk është parashikuar në Jug.
Thuhet se imzot Fan Noli gjendet i strehuar në Durrës me qëllim largimin prej aty.
Fise të shumta, deri tani indiferente, e mirëpresin Ahmet Zogun si çlirimtar.
Paqëtimi dhe vendosja e një regjimi të ri duken se do të ndodhin shpejt.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1924-ahmet-zogu-e-ka-situaten-nen-kontroll-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://www.voal.ch/le-figaro-1924-ahmet-zogu-e-ka-situaten-nen-kontroll-ne-shqiperi/
http://www.tiranapost.al/le-figaro-ne-1924-en-ahmet-zogu-e-ka-situaten-nen-kontroll/
https://opinion.al/le-figaro-1924-ahmet-zogu-e-ka-situaten-nen-kontroll-ne-shqiperi/
http://www.gazetadita.al/le-figaro-1924-ahmet-zogu-e-ka-situaten-nen-kontroll-ne-shqiperi/
https://politiko.al/le-figaro-1924-ahmet-zogu-e-ka-situaten-nen-kontroll-ne-shqiperi/
http://maqedoniashqiptare.com/2019/06/le-figaro-1924-kryeministri-shqiptar-ahmet-zogu/