Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Prill 2020
“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me vënien në shitje të limuzinës së Esat Pashë Toptanit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Makina e Esat Pashës
Sot, do të dalë në shitje, në një garazh (dyqan) të madh në Champs-Elysées, limuzina madhështore që Esat Pasha përdori gjatë gjithë kohës që jetoi në Paris.
Është një makinë e shkëlqyer amerikane, gjashtë cilindra, njëqind kuaj fuqi. Është vënë shitje për pesëdhjetë mijë franga. Do të arrijë, siç duket, njëqind mijë franga, sepse shumë blerës janë në garë.
Mos vallë është kjo për shkak të personalitetit të ish-pronarit të saj, apo sepse makina është - të paktën, thuhet, - një automobil me një cilësi të jashtëzakonshme ?
Kështu kalon lavdia e botës.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1920-ne-champs-elysees-ka-dale-ne-shitje-limuzina-amerikane-e-esat-pashes-shume-bleres-jane-ne-gare/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/le-figaro-1920-limuzina-madheshtore-e-esat-pashes-del-ne-ankand-ne-paris/
https://opinion.al/ne-champs-elysees-ka-dale-ne-shitje-limuzina-amerikane-e-esat-pashes/