Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018
“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit
1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga
porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
:
Shqipëri
Lamtumira e princ Vidit
Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në
Ankona dhe u nis për në Vjenë.
Ja teksti
që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :
“Shqiptarë !
Kur
delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes
kombëtare.
Unë kam
ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve të mia për riorganizuar vendin, i etur
për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.
Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i
jepnin besim një qeverie të sapolindur.
Përveç
kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time,
do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe
kalorësiak shqiptar.
Gjatë
mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.”
* Çdo gazetë online
apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe
të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë
shkrim.
Publikuar në
:
https://americaneye.al/kur-princ-vidi-jepte-lamtumiren-shqiperise-punoj-per-atdheun-tone-fisnik-dhe-kaloresiak/?fbclid=IwAR1gkR1Y29nOVE6yLeC0aDDN4VVUYESF8pSfaAUMvE4OMoJiV2c_Mdbewl8
http://illyriapress.com/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR0cdgzAFKakQBx0B-Ws9Ea_QZp2x1wgXkh4T61z5xcp5UuOHyGbuLVWheM
https://www.kultplus.com/trashegimia/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR18eDcXa1QjizGdCHNAknapLlwJcaOcqtizfFS7dX8wtzEU2xlrbNmViq4
http://www.panorama.com.al/zbulohet-letra-lamtumira-e-princ-vidit-ne-durres-porosia-qe-u-dha-shqiptareve/
https://www.syri.net/arte-media/203634/ikja-e-princ-vidit-dhe-letra-qe-iu-la-shqiptareve/
http://opinion.al/letra-dhe-fjalet-e-princ-vidit-para-se-te-largohej-nga-shqiperia/?fbclid=IwAR0xci4x-Fh99xSnS12tB9NpRQXKh4MGGF36KlB6jD_I1QHTsj4Acoc2KeM
http://www.gazetatema.net/2018/10/20/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR3ZQrM8s8aZ0jAGYxGWg62u10sTQfbXngKp4Pd6X-wX_aSVpcSH5taQLKs
https://www.voal.ch/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-durresit/?fbclid=IwAR1gfyPC9ak_eU4ihaJ01BGjkq38IGxV_ZnXZfSPCaPWSIlD5dU7e5Tdt-k
http://www.kohajone.com/2018/10/20/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve/
http://27.al/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR2bwgen-cV3NQsNNiC00O3RLyM-ar_-MGsHMts-R8g611y8tb_MU49eQaU
https://www.botasot.info/historia-lajme/967798/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/
http://dritare.net/zbulohet-letra-lamtumirese-e-princ-porosia-qe-u-dha-shqiptareve/?fbclid=IwAR1-6Y57nPUkvsylPtcR8ne8ZQIBGtCh4d-F15PqaFeOPvqrzxq-tf2qnwE
https://durreslajm.al/lifestyle/letra-lamtumira-e-princ-vidit-ne-durres-porosia-qe-u-dha-shqiptareve?fbclid=IwAR0oFZJJTtmyGJHdAG8DfjVUzew5P8yr7YS5eWAhpwmUtFYXu0iTKiUMtVg
https://ina-online.net/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-largimit-nga-porti-i-durresit/
http://www.njekomb.com/?p=148830&fbclid=IwAR1M3jZPsNyNNbeX76CzAb1JUiLfp3x4ebsxMrCpCDaSjB0YhqgpqMjSukE
https://pellgje.com/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/
http://gazeta55.al/aktualitet/item/193912-letra-dhe-fjalet-e-princ-vidit-para-se-te-largohej-nga-shqiperia