Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Prill 2018

 

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1914, ballinë, një shkrim në lidhje me konfliktin e autorësisë së pullës së re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.

 

Cilat kanë qenë palët e përfshira në këtë konflikt ? Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze mbi këtë ngjarje :

 

Për Filatelistët

 

Ne njoftuam, ditën e kaluar, lëshimin e një pulle të re postare nga mbretëria e re e Shqipërisë.

 

Kjo pullë e re ofron një imazh shumë artistik të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.

 

Dhe ky portret ka një histori, e cila është :

 

Disa vite më parë, një skulptor medaljesh i talentuar, Heinrich Kautsch, mori përsipër, pas kërkesës së një komiteti revolucionar shqiptar, krijimin e një medalje që synonte të shërbente si model për monedhën e një republike të ardhshme shqiptare. Revolucioni dështoi, por medalja u ruajt me kujdes nga udhëheqësit shqiptarë dhe u bë kështu prototipi i pullës së re.

 Por, medalisti, Z. Kautsch, nuk u shqyrtua për këtë transformim të veprës së tij, dhe sigurisht ndihet i pakënaqur. Revista filatelike franceze thotë se ai mund të “pretendojë autorësinë e pullave postare aktuale të Shqipërisë” dhe Z. Henri Kautsch shkruan se ai ka parashtruar një ankesë, në bazë të së drejtës së autorit, pranë qeverisë shqiptare.

 

Shteti i ri mund të mos ketë ende një legjislacion të plotë mbi pronën artistike. Kjo, për atë, është një mundësi e shkëlqyer prove, nëse i jep të drejtë Z. Kautsch, që të tregojë se ai është i denjë të ushtrojë sovranitetin e pavarur, që Evropa i ka dhënë atij !

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-konflikti-i-autoresise-per-pullen-e-re-postare-artistike-te-heroit-kombetar-shqiptar-skenderbeut-te-famshem/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/le-figarole-figaro-1914-konflikti-i-autoresise-per-pullen-e-re-postare/

 

http://konica.al/2018/04/le-figaro-1914-konflikti-i-autoresise-per-pullen-e-re-postare-artistike-te-heroit-kombetar-shqiptar-skenderbeut-te-famshem/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/870986/le-figaro-1914-konflikti-i-autoresise-per-pullen-e-re-postare-artistike-te-heroit-kombetar-shqiptar-skenderbeut-te-famshem/

 

https://americaneye.al/le-figaro-1914-konflikti-autoresise-se-pulles-se-re-postare-artistike-per-skenderbeun/

 

http://www.balkanweb.com/site/konflikti-i-autoresise-per-pullen-postare-artistike-te-heroit-kombetar-skenderbeut/

 

http://www.civitas.al/kulture/le-figaro1914-konflikti-i-autoresise-per-pullen-e-re-postare-me-imazhin-e-skenderbeun

 

http://shqiperiaebashkuar.al/2018/04/1914-konflikti-qe-ndezi-pulla-postare-ndermjet-skulptorit-kautsch-dhe-qeverise-shqiptare/

 

http://ulqini-online.com/sajti/?p=18663

 

https://www.syri.net/arte-media/153038/1914-konfliskti-qe-ndezi-pulla-postare-ndermjet-skulptorit-kautsch-dhe-qeverise-shqiptare/

 

https://www.voal.ch/le-figaro-1914-konflikti-autoresise-per-pullen-e-re-postare-artistike-te-heroit-kombetar-shqiptar-skenderbeut-te-famshem/

 

http://www.kohajone.com/2018/04/14/konflikti-i-autoresise-per-pullen-postare-artistike-te-heroit-kombetar-skenderbeut/

 

http://www.njekomb.com/?p=93453

 

http://maqedoniashqiptare.com/2018/04/le-figaro-1914-konflikti-i-autoresise-per-pullen-e-re-postare-artistike-te-heroit-kombetar-shqiptar-skenderbeut-te-famshem/