Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Janar 2020
“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 18 tetorit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me rolin që dëshironte të luante asokohe Esat Pasha në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëri
Esat Pasha dhe Serbët
Brindizi, 18 tetor.
Esat Pasha sapo ka njoftuar qeverinë serbe se ai është zgjedhur President i Senatit shqiptar dhe është emëruar Komandant i Përgjithshëm i trupave shqiptare.
Ai e siguroi qeverinë serbe për disponimet e tij të mira me të, duke deklaruar se do të marrë nën mbrojtjen e tij subjektet serbe që banojnë në Shqipëri.
Ai tha se do të punojë për t’i bërë të gjithë bashkatdhetarët e tij të kuptojnë avantazhin që ata kanë për të jetuar në marrëdhënie të shkëlqyera me serbët.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-esat-pasha-do-te-mundohet-te-binde-shqiptaret-qe-te-jetojne-ne-marredhenie-te-shkelqyera-me-serbet/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://www.balkanweb.com/1220642-2/
https://opinion.al/1914-raportet-e-shqiptareve-dhe-serbeveroli-qe-donte-te-luante-esat-pasha/