Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2020
“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vjenë, 14 korrik.
Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.
Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.
Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.
Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1911-paqja-sipas-deputetit-shqiptar-ismail-qemali-eshte-e-pamundur-midis-turqve-dhe-shqiptareve-per-kete-arsye/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/ismail-qemali-pse-paqja-mes-shqiptareve-dhe-turqve-eshte-e-pamundur/
https://opinion.al/pse-ishte-e-pamundur-paqja-mes-turqve-dhe-shqiptareve-sipas-ismail-qemalit/