Nga Aurenc Bebja, Francë – 21 Dhjetor 2020
“Le Document aéronautique” ka botuar, me 1 janar 1927, në faqet 358 dhe 498, dy shkrime në lidhje me transportin ajror në Shqipëri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Linjat ajrore në Shqipëri.
“Qeveria shqiptare i kishte dhënë kompanisë “Adria Aero Lloyd” për dhjetë vjet koncesionin e linjave ajrore në Shqipëri. Kjo, nga ana tjetër, ia dha koncesionin e saj “Deutsche Luft Hansa”. Qeveria italiane negocion me këtë të fundit transferimin e monopolit të saj te një kompani italiane, kapitali i “Adria Aero Lloyd” vlerësohet rreth 735.000 franga-ari.
(Aviacioni, n ° 20-21, 40 1.).
Rrjeti ajror shqiptar përfshin linjat e mëposhtme :
1° Tiranë-Shkodër, çdo të hënë. Nisja nga Tirana, në orën 7 të mëngjesit. Arritja në Shkodër në orën 8. Nisja nga Shkodra në 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë në orën 9 e 30.
2° Tiranë-Korçë, çdo të mërkurë. Nisja nga Tirana, në orën 7 të mëngjesit. Arritja në Korçë, në orën 8. Nisja nga Korça, në orën 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë, në orën 9 e 30.
3° Tiranë-Vlorë. Çdo të enjte. Nisja nga Tirana, në orën 7. Mbërritja në Vlorë, në orën 8. Nisja nga Vlora në 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë, në orën 9 e 30.
(Orari i linjave ajrore civile italiane. Ministria e Aeronautikës. Maj 1927).”
Çmimet (Tarifat) e linjave ajrore shqiptare.
“Linjat ajrore që operojnë në Shqipëri: Tiranë-Shkodër, Tiranë-Korçë, Tiranë-Vlorë.
Tarifat e transportit (fluturimit) janë si më poshtë :
* (Nachrichten für Luftfahrer, 110 42, 14 lignes, G.).”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-document-aeronautique-1927-linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperine-e-1927-es/
https://tirananews.al/1927-linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperi/
https://diasporashqiptare.al/2020/12/21/1927-linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperi/
https://www.syri.net/arte-media/391820/linjat-ajrore-ne-shqiperi-ne-vitin-1927-dhe-tarifat-e-tyre/
https://opinion.al/1927-linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperi/
https://www.botasot.info/shqiperia/1460647/linjat-ajrore-dhe-tarifat-e-fluturimeve-ne-shqiperi/