Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Dhjetor 2023
“La Tribune Juive” ka botuar, të premten e 2 prillit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me disa manifestime antisimetike në Hamburg asokohe kundër Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Manifestime antisemitike
“Kohët e fundit kemi raportuar protestën e studentëve të Karlsruhes kundër emërimit të profesorit Mayer si profesor në Shkollën Politeknike.
Zyra e Korrespondencës hebraike në Londër mori gjithashtu lajmin nga Hamburgu se aktori i njohur berlinez Aleksandër Moisiu, i cili erdhi në këtë qytet për të lexuar disa vargje, u pengua nga manifestimet e shpeshta të karakterit antisemitik.
Në të gjitha rrugët e Këlnit janë ngjitur postera nga shoqatat pan-gjermaniste që kërkojnë që popullata të rebelohet kundër zgjedhës hebraike. Janë shpërndarë trakte të shumta me të njëjtën përmbajtje.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-tribune-juive-1920-aleksander-moisiu-u-pengua-te-recitonte-vargjet-e-tij-ne-hamburg-nga-manifestimet-e-shpeshta-antisimetike/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://alb-spirit.com/2023/12/30/aleksander-moisiu-u-pengua-te-recitonte-vargjet-e-tij-ne-hamburg/