Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2020
“La Tribune de l’Aube” ka botuar, të shtunën e 14 shkurtit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me udhëtimin e veçantë asokohe të mbesës së ambasadorit amerikan në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një vogëlushe pesë vjeçare po shkon vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri
“Cherbourg, 13 shkurt.
Anija “President Roosevelt”, e cila lundroi mes stuhisë që nga Nju Jorku, mbart një udhëtare të vogël pesë vjeçare, zonjushën Joyce Gitloin, mbesën e Z. Hermann Bernstein, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Fëmija udhëton vetëm dhe do të shkojë te gjyshërit e saj.
Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një nga agjentët e tyre për të vëzhguar udhëtaren e vogël deri sa të arrijë në destinacion.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-tribune-de-l-aube-1931-mbesa-5-vjecare-e-ambasadorit-herman-bernstein-po-udheton-vetem-nga-nju-jorku-ne-shqiperi-per-te-vizituar-gjysherit-e-saj/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/mbesa-5-vjecare-e-ambasadorit-amerikan-udhetoi-vetem-nga-shba-ne-shqiperi/