La Libre Parole (1913) / Ismail Qemali në dalje të Ministrisë së Jashtme franceze : “Esat Pasha, tradhëtar dhe i çmendur !”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Nëntor 2019

 

“La Libre Parole” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemal beut, në dalje të ministrisë së jashtme franceze, ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Kriza Evropiane

Fuqitë e Mëdha dhe Mali i Zi

Ismail bej Qemali në Quai d’Orsay (Ministrinë e jashtme franceze)

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen.

 

Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare.

 

Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur !

 

Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze.

 

Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-libre-parole-1913-ismail-qemali-ne-dalje-te-ministrise-se-jashtme-franceze-esat-pasha-tradhetar-dhe-i-cmendur/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/ismail-qemali-pas-takimit-ne-ministrine-e-jashtme-franceze-esat-pasha-tradhtar-dhe-i-cmendur/

 

https://balkanweb.com/esat-pasha-tradhetar-dhe-i-cmendur-cfare-tha-ismail-qemali-ne-dalje-te-ministrise-se-jashtme-franceze/

 

http://www.gsh.al/2019/11/07/esat-pasha-tradhetar-dhe-cmendur-cfare-tha-ismail-qemali-ne-dalje-te-ministrise-se-jashtme-franceze/

 

https://opinion.al/1913-ismail-qemali-tek-ministria-franceze-esat-pasha-tradhetar-i-cmendur/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1183313/la-libre-parole-1913-ismail-qemali-ne-dalje-te-ministrise-se-jashtme-franceze-esat-pasha-tradhetar-dhe-i-cmendur/

 

https://www.voal.ch/la-libre-parole-1913-ismail-qemali-ne-dalje-te-ministrise-se-jashtme-franceze-esat-pasha-tradhtar-dhe-cmendur/

 

https://360grade.al/307399/esat-pasha-tradhetar-dhe-i-cmendur-cfare-tha-ismail-qemali-per-grushtin-e-shtetit-ne-dalje-te-ministrise-se-jashtme-franceze/

 

https://www.kultplus.com/lajme/1913-ismail-qemali-tek-ministria-franceze-esat-pasha-tradhetar-i-cmendur/

 

https://www.koha.net/kulture/192842/ismail-qemali-ne-dalje-nga-ministria-e-jashtme-franceze-esat-pasha-tradhtar-dhe-i-cmendur/

 

https://konica.al/2019/11/tradhtari-i-cmendur-shqiptari-esat-pasha/

 

https://www.koha.mk/ismail-qemali-ne-dalje-nga-ministria-e-jashtme-franceze-esat-pasha-tradhtar-dhe-i-cmendur/

 

https://prizrenpress.com/kulture/ismail-qemali-me-1913-esat-pasha-tradhtar-dhe-i-cmendur/