La France (1941) / Komiteti i shqiptarëve të lirë në Britaninë e Madhe dhe Mbreti Zog kundër shpalljes së luftës ndaj Shteteve të Bashkuara nga e ashtuquajtura qeveri e Tiranës



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Korrik 2020

 

“La France” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1941, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimet asokohe të komitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe të Mbretit Zog kundër shpalljes së luftës ndaj Shteteve të Bashkuara nga qeveria fashiste e Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqiptarët e lirë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Ahmet Zogu
Ahmet Zogu

Komiteti i shqiptarëve të lirë në Britaninë e Madhe ju informon :

 

Në lidhje me shpalljen e luftës nga qeveria e Tiranës ndaj Shteteve të Bashkuara, vlen të kujtojmë se kjo qeveri e supozuar nuk ka liri veprimi. Ajo është nën sundimin e plotë të Italisë fashiste.

 

Qeveria legale e Shqipërisë, që nga fillimi i pushtimit fashist, shpalli ekzistencën gjendjes luftës midis Italisë dhe Shqipërisë. Kur Italia fashiste hyri në luftë përkrah Gjermanisë, Mbreti Zog I riafirmoi, përmes legatës shqiptare në Paris, ekzistencën e kësaj gjendje lufte.

 

Shqiptarët kanë një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara ku jetojnë kaq shumë bashkatdhetarë të tyre për të marrë seriozisht deklaratën e të ashtuquajturës qeveri të Tiranës.

 

Qarqet shqiptare në Londër mësojnë se Mbreti Zog sapo u është drejtuar shqiptarëve të Amerikës, duke u kërkuar atyre që të grumbullojnë batalionet e tyre të vjetra dhe të marrin pjesë, krahas demokracive të mëdha, në luftën kundër fashizmit.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shteteve-te-bashkuara-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/komiteti-shqiptar-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shba-nga-qeveria-fashiste-e-tiranes/

 

https://www.balkanweb.com/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shba-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/ 

 

http://www.gazetatema.net/2020/07/04/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shteteve-te-bashkuara-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/

 

http://www.arsalbanica.mk/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shteteve-te-bashkuara-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/

 

https://dosja.al/la-france-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shba-nga-e-ashtuquajtura-qeveria-e-tiranes/

 

https://tirananews.al/viti-1941-qeveria-fashiste-e-tiranes-i-shpall-lufte-amerikes-veprimi-i-zogut-dhe-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britani/

 

https://opinion.al/komiteti-i-shqiptareve-ne-britani-dhe-mbreti-zog-kunder-luftes-ndaj-shba/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1326434/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shteteve-te-bashkuara-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/

 

https://360grade.al/364800/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shba-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/

 

https://alb-spirit.com/2020/07/04/la-france-1941komiteti-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shba-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/