La Croix (1958) / Ja arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33 në Shqipëri sipas majorit Howard Curran


Major Howard J.  Curran me fëmijët e tij Pat, Mike dhe Mary në bazën ushtarake Châteauroux (Francë) - Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Major Howard J. Curran me fëmijët e tij Pat, Mike dhe Mary në bazën ushtarake Châteauroux (Francë) - Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2020

 

“La Croix” ka botuar, në fillim të muajit janar 1958, tre shkrime në lidhje me uljen e detyruar të një avioni amerikan asokohe në tokën shqiptare dhe largimin e tij nga atdheu ynë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një avion luftarak amerikan i detyruar të ulej në Shqipëri

La Croix, e enjte, 9 janar 1958, f.8 :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tetë ditë pas kapjes së Skymaster-it britanik, radioja shqiptare e dëgjuar në Beograd njoftoi se një pajisje ushtarake amerikane – avion luftarak – kishte shkelur jugun e Shqipërisë dhe kishte fluturuar mbi qytetet e Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit, duke u drejtuar kështu drejt Tiranës.

 

Forcat e detyruan aeroplanin të ulej në një aerodrom shqiptar, shtoi Radio Tirana, e cila tha se aeroplani pilotohej nga majori Howard Kennan dhe se një hetim ishte hapur nga autoritetet shqiptare.

 

Sipas autoriteteve amerikane, aeroplani i kapur u raportua i humbur më 23 dhjetor, gjatë një fluturimi Chateauroux-Napoli.

 

 

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët do të lirohet së shpejti

La Croix, e shtunë, 11 janar 1958, f.2 : 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Oficerët e Forcave Ajrore të SH.B.A.-ve kanë njoftuar se Majori Howard Curran, pilot i avionit që u zhduk para Krishtlindjeve, do të lirohet nga autoritetet shqiptare pas "dy ose tre ditësh".

 

Në qarqet zyrtare të bazës amerikane të Châteauroux, deklarojnë se e kanë mësuar lajmin nga një telefonatë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paris.

 

Sipas këtyre qarqeve, zyrtari i ambasadës njoftoi se Majori Curran dhe aeroplani i tij, një avion stërvitjesh T-33, do të liroheshin sa të përmirësohej koha (moti).

 

Ambasada e SH.B.A.-së në Paris ka shumë të ngjarë ta ketë marrë informacionin e saj në Quai d’Orsay.

 

Ne e dimë që z. Keller, ambasador i Francës në Tiranë, ka dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

 

 

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët ka pasur vetëm një defekt karburanti

La Croix, e diel, 12 janar 1958, f.2 : 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Majori amerikan Howard Curran, aeroplani i të cilit bëri një ulje të detyruar në Shqipëri më 23 dhjetor, arriti në Beograd. Majori u përshëndet ndërsa doli nga aeroplani nga konsulli dhe zëvendës atasheu i forcave ajrore amerikane, si dhe shumë gazetarë të huaj, fotografë të shtypit dhe televizionit.

 

I sulmuar me pyetje, ai tha se nuk e kishin detyruar të ulej, por i kishte mbaruar karburanti. Ai ishte duke udhëtuar nga baza e tij në Chateauroux për në Napoli, por humbi orientimin, pajisjet e tij të navigimit (fluturimit) nuk funksiononin normalisht. Pasi qëndroi në ajër për dy orë e gjysmë, i kishte mbetur karburant vetëm për dhjetë minuta.

 

Gjatë uljes, njëra prej gomave shpërtheu dhe ai nuk e dinte se ishte në një aerodrom shqiptar. Majori amerikan tha se ai ishte trajtuar mirë dhe se ishte marrë në pyetje në mënyrë normale. Ai ishte i lirë të lëvizte, por shoqërohej gjithmonë nga një ushtar shqiptar.

 

 

Ai u arrestua 19 ditë në Shqipëri

La Croix, e mërkurë, 15 janar 1958, f.5 : 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Majori amerikan Howard Curran u kthye në bazën ushtarake të Châteauroux pasi u ndalua për 19 ditë në Shqipëri, ku iu desh të bënte një ulje të detyruar. Në dokumentin tonë, aviatori shpërthen nga gëzimi kur gjen tre fëmijët e tij: Pat-in, Mike dhe Mary-n e vogël, jo më pak të lumtur që panë sërish babanë e tyre.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/arsyeja-e-uljes-se-avionit-luftarak-amerikan-ne-shqiperine-komuniste/

 

https://www.balkanweb.com/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

 

https://opinion.al/1958-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi/

 

https://tirananews.al/humbi-orientimin-dhe-perfundoi-ne-shqiperi-historia-e-pilotit-amerikan-ne-1958/

 

https://urbanlajme.net/2020/10/23/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

 

http://plavaeguciasot.com/nga-arkivat-e-shtypit-francez-la-croix-1958-arsyet-e-uljes-se-aeroplanit-ushtarak-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

 

https://alb-spirit.com/2020/10/23/la-croix-1958ulja-e-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

 

http://vizioni.info/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1406595/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

 

http://www.eperditshme.al/lajm/2459962/la-croix-1958-humbi-orientimin-dhe-fluturoi-mbi-shqiperi-piloti-i-avionit-amerikan-t-33-nuk-me-detyruan-por-me

 

http://www.panorama.com.al/kush-ishte-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-vitin-1958-ne-shqiperi-cfare-shkruante-la-croix/

 

https://www.gazetatema.net/2020/10/24/kush-ishte-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-vitin-1958-ne-shqiperi-cfare-shkruante-la-croix/

 

https://www.tpz.al/2020/10/24/kush-ishte-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-vitin-1958-ne-shqiperi-cfare-shkruante-la-croix/