Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2019
“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amrikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Bisedimet e Versajës
“Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.
— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?
Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :
— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.
E ardhmja e princit ?
— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Windsorit.
— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?
— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.
... Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-%C5%93uvre-1939-mbreteresha-geraldine-gazetarit-amerikan-ne-versaje-djali-im-do-te-edukohet-se-pari-qe-te-behet-burre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://www.kohajone.com/2019/05/26/cfare-i-tha-mbreteresha-geraldine-gazetarit-amerikan-ne-versaje/
https://opinion.al/1939-cfare-i-tha-mbreteresha-geraldine-gazetarit-amerikan-ne-versaje/
http://www.njekomb.com/?p=209549