L’Univers Israelite (1930) / Kush është Hermann Bernstein, hebreu i lindur në Rusi, ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri


Hermann Bernstein
Hermann Bernstein

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Gusht 2019

 

“L’Univers Israélite” ka botuar, më 21 shkurt 1930, një shkrim në lidhje me ambasadorin e ri amerikan të emëruar në Shqipëri, z. Hermann Bernstein, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Një gazetar hebre ambasador i SHBA-ve në Shqipëri

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazetat njoftojnë emërimin e Hermann Bernstein, një gazetar i njohur hebre, si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Lindur në Mohileff (Rusi), Bernstein u nis për në Amerikë në moshën njëzet vjeçare. Ai zgjodhi aty profesionin e gazetarit.

 

Gjatë Luftës së Madhe, ai mori pjesë në ekspeditën e famshme paqësore të Fordit, e cila dështoi në mënyrë të mjerueshme. Por pasi mbaroi lufta, Ford u bë anti-semit dhe sulmoi mikun e tij, duke provokuar një gjyq që përfundoi në pajtimin midis Bernstein dhe Ford-it. Ky i fundit madje hoqi dorë nga idetë e tij anti-semite.

 

Bernstein iu përkushtua popullarizimit të letërsisë ruse në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu disa shfaqje ruse, të cilat u interpretuan në New York në dekoret e piktorit Sam Ostrovsky dhe patën një sukses të madh.

 

Ai ishte gjithashtu drejtor i të përditshmes yidich “Der Tog”; kohët e fundit, ai vizitoi Rusinë sovjetike, ku u interesua kryesisht për kolonitë bujqësore hebreje.

 

Bernstein i tha një gazete hebreje të NewYork-ut se falë mbështetjes së... Ford-it, ai u emërua ambasador në Shqipëri.

 

Ne nuk mund të dyshojmë më në sinqeritetin e industrialistit të madh amerikan. “Miqtë e mi më të mirë janë armiqtë e mi të vjetër” ka thënë një burrë shakaxhi, siç thonë në anën tjetër të Atlantikut.

 

J.B.

 

 * Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë artikull duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-israelite-1930-kush-eshte-hermann-bernstein-hebreu-i-lindur-ne-rusi-ambasadori-i-ri-i-shba-ve-ne-shqiperi/Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/lunivers-israelite-1930-nje-gazetar-hebre-ambasador-i-shba-ve-ne-shqiperi/

 

https://www.gazeta-shqip.com/2019/08/13/kush-eshte-hermann-bernstein-hebreu-i-lindur-ne-rusi-ambasadori-i-shba-ve-ne-shqiperi/

 

https://politiko.al/lunivers-israelite-1930-kush-eshte-herman-bernstein-hebreu-i-lindur-ne-rusi-ambasadori-i-ri-i-shba-ve-ne-shqiperi/

 

https://opinion.al/hermann-bernsteinhebreu-i-lindur-ne-rusi-ambasadori-i-shba-ve-ne-shqiperi/

 

https://www.kosova-sot.info/dossier/401503/l-univers-israelite-1930-ose-kush-eshte-hermann-bernstein-hebreu-i-lindur-ne-rusi-ambasadori-i-ri-i-shba-ve-ne-shqiperi/