L’Univers (1880) / Ja çfarë përmban dokumenti, i firmosur nga Ali pashë Gucia dhe Hodo bej Sokoli në Shkodër, mbi reformat e kërkuara nga shqiptarët te Sulltani


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Maj 2020

 

“L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reformat e kërkuara asokohe nga shqiptarët te Sulltani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një dokument drejtuar të gjithë shqiptarëve, nga Shkodra, më 10 maj, dhe  i firmosur nga Hodo beu dhe Ali pasha, ekspozon reformat e mëposhtme, të cilat shqiptarët duan t’i kërkojnë sulltanit :

 

1° Autonomi të brendshme e cila duhet të përfshijë të gjitha rrethet shqiptare;

 

2° Konfirmim nga Porta të princit të zgjedhur nga kombi dhe në familjen e të cilit kurora do të jetë trashëguese;

 

3° Përcaktim të shumës së haraçit vjetor që duhet t’i paguhet sundimtarit;

 

4° Një numër të caktuar trupash që do t’i furnizohen Sulltanit në rast të një lufte midis Turqisë dhe fuqive të huaja;

 

5° Evakuim të trupave osmane nga të gjitha kështjellat e fortifikuara të vendit ku ato ende mbajnë garnizone;

 

6° Mirëmbajtje të marrëdhënieve midis Portës dhe Shqipërisë nëpërmjet të një përfaqësuesi shqiptar në Kostandinopojë;

 

7° Shkarkim të të gjithë punonjësve osmanë që nuk kanë kombësi shqiptare, dhe zëvendësimin e tyre nga zyrtarë të tjerë të caktuar nga princi i zgjedhur.

 

Qeveria turke nuk do të fitojë asgjë nga politika e saj dinake.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-1880-ja-cfare-permban-dokumenti-i-firmosur-nga-ali-pashe-gucia-dhe-hodo-bej-sokoli-ne-shkoder-mbi-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/dokumenti-i-firmosur-nga-hodo-bej-sokoli-dhe-ali-pashe-gucia-mbi-reformat-e-kerkuar-nga-shqiptaret-te-sulltani/

 

http://www.standard.al/2020/05/12/ja-se-cfare-permban-dokumenti-i-firmosur-nga-ali-pashe-gucia-dhe-hodo-bej-sokoli-ne-shkoder-mbi-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani/

 

http://www.arsalbanica.mk/lunivers-1880-ja-cfare-permban-dokumenti-i-firmosur-nga-ali-pashe-gucia-dhe-hodo-bej-sokoli-ne-shkoder-mbi-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani/

 

https://shqiptarja.com/lajm/dokumenti-i-1880es-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani

 

https://opinion.al/lunivers-1880-reformat-qe-shqiptaret-duan-ti-kerkojne-sulltanit/

 

https://www.balkanweb.com/lunivers-1880-ja-cfare-permban-dokumenti-i-firmosur-nga-ali-pashe-gucia-dhe-hodo-bej-sokoli-ne-shkode-mbi-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani/

 

https://dosja.al/dosja-dikur-6/

 

https://tiranatoday.al/1880-lunivers-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-tek-sulltani/

 

http://ulqini-online.com/sajti/?p=25708

 

http://plavaeguciasot.com/lunivers-1880-ja-cfare-permban-dokumenti-i-firmosur-nga-ali-pashe-gucia-dhe-hodo-bej-sokoli-ne-shkoder-mbi-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani/

 

https://njekomb.org/lunivers-1880-ja-cfare-permban-dokumenti-i-firmosur-nga-ali-pashe-gucia-dhe-hodo-bej-sokoli-ne-shkoder-mbi-reformat-e-kerkuara-nga-shqiptaret-te-sulltani/