Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Gusht 2018
“L’Intransigeant” ka botuar, të enjten e 13 shtatorit 1928, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me urimet e Vatikanit për mbretin e ri të shqiptarëve, Ahmet Zogun.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, lideri shqiptar ka organizuar asokohe një takim me krerët e lartë të kishës katolike në Tiranë.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
Sovrani takoi peshkopët
“Tiranë, 12 shtator. – Mbreti Zog I priti dje Kryepeshkopin Della Pietra, delegat apostolik, i cili prezantoi urimet me rastin e aderimit të tij në fron.
U pritën gjithashtu nga mbreti kryepeshkopi i Shkodrës ashtu si dhe peshkopët; Këta personalitete të larta të kishës katolike i paraqitën urimet e tyre mbretit, i cili i falënderoi ata, për shërbimet patriotike dhe kulturore të kryera nga klerikët.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-intransigeant-1928-urimet-e-vatikanit-per-mbretin-zog-i-takimi-ne-tirane-me-personalitetet-e-larta-te-kishes-katolike/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://www.njekomb.com/?p=133114