Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Gusht 2017
Gazeta franceze, « L’Intransigeant », ka botuar të mërkurën e 5 shtatorit 1928, në faqen n°3, intervistën e shkurtër të Ahmet Zogut me korrespondentin e « Corriere della Sera » në Tiranë.
Kurorëzimi i udhëheqësit matjan si Mbret i Shqiptarëve (1 shtator 1928) ka ngjallur asokohe pakënaqësi në Jugosllavi, ku reagimi i Beogradit ka qenë i menjëhershëm.
Gjithsesi, Ahmet Zogut nuk i mungonin ambiciet për krijimin e një Shqipërie të suksesshme. Madje, lideri shqiptar i ka rrëfyer gazetarit planin e mbretërisë së tij për të arritur këtë qëllim.
Cili ka qenë ky plan ? Përse ka reaguar Beogradi ? Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
Torino, 4 shtator (nga ana e korrespondentit tonë). - I dërguari i « Corriere della Sera » në Tiranë, pas marrjes pjesë në kurorëzimin e Mbretit të Shqipërisë, ka realizuar një intervistë me sovranin e ri.
Ahmet Zogu ishte i veshur me uniformë ngjyrë kaki të gjeneralit të këmbësorisë dhe me një kapele (colback) të bardhë. Ai nuk mbante asnjë dekoratë. Fytyra e tij nuk është e vrazhdë (egër), por thjeshtë e vullnetshme.
Në sallonin e pritjes, të stilit Rilindas, është varur një pikturë e vetme e portretit të nënës së mbretit.
« Vendi im, tha Ahmet Zogu, do të jetë, shpresoj, një element paqeje për shtetet ballkanike dhe për Evropën qendrore ; ai ka luftuar gjithmonë për pavarësinë e tij. Shqipëria është sigurisht një shtet i ri, por ajo është gjithashtu një komb shumë i vjetër. Shpirti i saj i ri inkurajon energjitë individuale dhe unë shpresoj se së shpejti mbretëria ime do të jetë në gjendje të formojë një rini të arsimuar, e vendosur të lulëzojë kombin. »
Për të festuar kurorëzimin e sovranit, shqiptarët e të gjitha krahinave kanë mbërritur në Tiranë të veshur me kostumet e tyre të vjetra piktoreske. - S.
Një protestë Jugosllave ?
Londër, 4 shtator (nga ana e korrespondentit tonë në telefon). – Tek « Daily Mail » na vijnë lajme nga Vjena, se sipas një organi të mirëinformuar, « Graz Tagespost », qeveria e Beogradit ka bërë një protestë formale kundër shpalljes së Ahmet Bej Zogut si « Mbret i shqiptarëve » në vend të « Mbret i Shqipërisë ».
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-intransigeant-1928-ahmet-zogu-gazetarit-te-corriere-della-sera-shqiperia-eshte-sigurisht-nje-shtet-i-ri-por-ajo-eshte-gjithashtu-nje-komb-shume-i-vjeter-reagimi-i-beogradit-pas-shpalljes-se-matjanit-mbret-i-shqiptareve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
American Eye :
Tirana Observer :
Opinion.al :
VOAL :
Dritare.net :
Bota Sot :
Arbresh :
Manastiri Lajm :
Maqedonia Shqiptare :
Tetova Jonë :
Njëkomb.com :
http://www.njekomb.com/?p=23319
Shqiptari.eu :