L’Européen (1931) / Anekdota me aktorin e madh Aleksandër Moisiun


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Dhjetor 2018

 

Gazeta franceze, “L’Européen”, ka botuar, më 11 mars 1931, në faqen n°5, një anekdotë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

 

Homazh për interes

 

Aleksandër Moisiu, aktori i madh austriak, është mësuar me duartrokitjet dhe homazhet e turmave dhe është krejt e natyrshme për të që t’a lavdërojnë.

 

Kohët e fundit, ndërsa po zbriste shkallët e hotel “Europa”, në Salzburg, një vajzë e vogël në publik nxitoi t’a takonte dhe i dha një kurorë me trëndafila të purpurta.

 

— Ah ! Trëndafilat e bukur ! reagoi Moisiu duke i marrë. — Dhe sa aromë të mirë që kanë ! Faleminderit, vogëlushe…

 

Por vogëlushja, duke e parë që po nisej në rrugën e tij :

 

— Hej ! Zotëri ! Ju më detyroheni tri shilinga ! ...

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-europeen-1931-anekdota-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiun/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/leuropeen-1931-anekdota-me-aktorin-e-famshem-aleksander-moisiun/

 

http://opinion.al/leuropeen-1931-anekdota-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiun/

 

https://www.botasot.info/kultura/1004799/leuropeen-1931-anekdota-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiun/

 

https://www.kosova-sot.info/dossier/342034/l-rsquo-europeen-1931-anektoda-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiun/

 

http://www.bulevardionline.com/leuropeen-1931-anekdota-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiun/

 

https://www.syri.net/arte-media/221021/nje-anektode-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiu/