L’Économiste français (1917) / Italia shpall pavarësinë e Shqipërisë në Gjirokastër



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2021

 

“L’Économiste français” ka botuar, të shtunën e 9 qershorit 1917, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë në Gjirokastër nga qeveria italiane, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Italia shpall pavarësinë e Shqipërisë.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 6 qershor. — Qeveria italiane sapo ka shpallur pavarësinë e Shqipërisë me aktin e mëposhtëm të datës 3 qershor në Gjirokastër :

 

Të gjithë popullatës shqiptare.

 

Sot 3 qershor 1917, në përvjetorin e lumtur të lirive statutore italiane, ne, lejtënant-gjeneral Giacinto Ferrero, komandant i organit të pushtimit (sundimit) italian në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuel II shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë Shqipërisë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë.

 

Me këtë akt, ju, shqiptarët, do të keni institucione, milici, gjykata dhe shkolla të lira të drejtuara nga qytetarët shqiptarë. Ju do të jeni në gjendje të administroni pronat tuaja dhe produktin e punës suaj, për përfitimin tuaj dhe për mirëqenien gjithnjë e më të madhe të vendit tuaj.

 

Shqiptarë, kudo që jeni, ose tashmë të lirë në trojet tuaja, ose të arratisur në botë, ose ende të nënshtruar ndaj sundimit të huaj plot premtime, por në të vërtetë të dhunshëm dhe grabitës, ju që, nga një racë shumë e lashtë dhe fisnike, keni kujtime dhe traditat shekullore qe ju lidhin me qyteterimin romak e venecian, ju qe njihni bashkësinë e interesave italo-shqiptare mbi detin që njëkohësisht na ndan dhe bashkon, bashkohuni të gjithë, ju njerëz të vullnetit të mirë që keni besim në fatet e atdheut tuaj të dashur. Vraponi të gjithë nën hijen e flamurit italian dhe atij shqiptar, të betoheni për besim të përjetshëm në atë që sapo është shpallur sot në emër të qeverisë italiane për Shqipërinë e pavarur me miqësinë dhe nën mbrojtjen e Italisë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-economiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/leconomiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://americaneye.al/jeni-race-shume-e-lashte-dhe-fisnike-kur-italia-shpalli-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster-me-1917/

 

https://www.kultplus.com/lajme/kur-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://drini.us/leconomiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://vloranews.al/kulture/leconomiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://shqiperiasot.al/kur-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://alb-spirit.com/2021/12/19/leconomiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1727624/leconomiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://pressonline.mk/2021/12/19/kur-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/

 

https://konica.al/2021/12/shqiperi-e-pavarur-nen-mbrojtjen-e-italise/

 

http://www.arsalbanica.mk/leconomiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/