L’Echo de Paris (1925) / Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, në Vjenë


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Tetor 2019

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të shtunën e 25 prillit 1925, në faqen n°4, një shkrim në lidhje vizitën e vajzës së madhe të shkrimtarit të famshëm rus, Tolstoit, tek aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Vajza e madhe e Tolstoit

 

Vajza e madhe e Tolstoit, Tatiana, gjashtëdhjetë vjeçare, pasi u prit në Pragë nga Presidenti Massaryk, sapo ka mbërritur në Vjenë, ku po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, një admirues i babait të saj.

 

Ajo do të japë, sipas “Observer-it”, një konferencë në frëngjisht. Tatiana po përgatit, në bashkëpunim me Muzeun Tolstoi, një botim të plotë, në gjashtëdhjetë vëllime, të veprave të babait të saj.

 

Vejushë e një personaliteti të lartë rus, A. Suchotin, i cili vdiq nga pikëllimi gjatë luftës, Tatiana, e cila nuk dëshiron të përfitojë asgjë nga shitja e veprave të Tolstoit (babait), ndan me katër persona një dhomë të vetme, dhe jeton aty duke dhënë mësime për pikturën.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-echo-de-paris-1925-vajza-e-madhe-e-tolstoit-po-qendron-ne-shtepine-e-aktorit-te-famshem-aleksander-moisi-ne-vjene/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/mikpritja-e-aleksander-moisiut-per-vajzen-e-madhe-te-tolstoit/

 

https://www.voal.ch/lecho-de-paris-1925-vajza-e-madhe-e-tolstoit-po-qendron-ne-shtepine-e-aktorit-te-famshem-aleksander-moisi-ne-vjene/

 

https://www.kultplus.com/teatri/vajza-e-tolstoit-kishte-qendruar-ne-shtepine-e-aktorit-te-famshem-aleksander-moisiut/

 

https://gazetamapo.al/vajza-e-madhe-e-tolstoit-qendroi-ne-shtepine-e-aleksander-moisiut/

 

http://www.tiranapost.al/vajza-e-madhe-e-tolstoit-po-qendron-ne-shtepine-e-aktorit-te-famshem-aleksander-moisi-ne-vjene/

 

https://opinion.al/1925-vajza-e-tolstoit-po-qendron-ne-shtepine-e-aleksander-moisiut/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1175825/lecho-de-paris-1925-vajza-e-madhe-e-tolstoit-po-qendron-ne-shtepine-e-aktorit-te-famshem-aleksander-moisi-ne-vjene/