Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Korrik 2019
“L’Aube” ka botuar, të premten e 23 gushtit 1946, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e kryeministrit grek ndaj Enver Hoxhës në OKB, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Z. Tsaldaris deklaron para 21-ve
Gjenerali Hoxha, president i Shqipërisë ka qenë “kolaboracionist”
Me një qetësi të ftohtë, z. Tsaldaris e vuri Konferencën në gëzim. Ai foli për një kohë të gjatë. Argumentet e tij nuk ishin pa peshë (vlerë). Por ai filloi të citonte fjalimet e mbajtura në 1940, mbi lavdinë e fashizmit dhe të Musolinit, nga z. Hoxha i cili, asokohe nuk ishte Gjeneral – President i Shqipërisë.
Çfarë thoshte z. Hoxha ?
Sipas një gazete shqiptare, Tomorri, e datës 12 prill 1940, ai shprehte në terma ditirambike admirimin e tij për Viktor-Emanuelin III dhe Musolinin.
Ai (Enver Hoxha) deklaronte se fashizmi, dhe ai i vetëm, ishte i domosdoshëm për Shqipërinë dhe se vetëm ai do t’i jepte (siguronte) kufijtë e saj natyrorë.
Ky fjalim, i mbajtur për të festuar ditën kur Viktor-Emanueli mori titullin Mbret i Shqipërisë, përfundoi me këto fjalë : “Rroftë Viktor-Emanueli ! Rroftë Duçja !”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aube-1946-kryeministri-grek-per-enver-hoxhen-ne-okb-ja-cfare-ka-deklaruar-ne-gazeten-tomorri-te-12-prillit-1940-per-fashizmin-viktor-emanuelin-iii-dhe-ducen/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/kur-kryeministri-grek-akuzonte-enver-hoxhen-ne-okb-si-kolaboracionist/
https://opinion.al/1946-kryeministri-grek-tregon-ne-okb-cfare-thoshte-enver-hoxha-per-ducen/
http://www.njekomb.com/?p=228718