Nga Aurenc Bebja, Francë – 19 Dhjetor 2020
“Le Monde illustré” ka botuar, me 7 janar 1911, në faqen n°328, një shkrim në lidhje me ndihmën që gjenerali Ricciotti Garibaldi dëshironte t’u ofronte asokohe kryengritësve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ricciotti Garibaldi dhe lëvizja shqiptare
“Gjenerali Ricciotti Garibaldi sapo ka formuar një grup vullnetarësh me të cilët ka vendosur — duke ndjekur traditën e familjes së tij — për të shkuar dhe për t’u ofruar ndihmë kryengritësve shqiptarë.
Ne e dimë që Shqipëria është aktualisht në mes të një kryengritjeje kundër qeverisë së Kostandinopojës; madje duket, përkundër qetësimeve zyrtare, se kryengritësit kanë arritur suksese të rëndësishme kundër trupave të rregullta, në çdo rast ato mbahen nën kontroll dhe paqësimi që na u njoftua si i afërt para disa muajsh ende nuk është një çështje e mbyllur.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-ricciotti-garibaldi-djali-i-giuseppe-garibaldit-kerkonte-t-u-vinte-ne-ndihme-kryengritesve-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/kur-djali-i-garibaldit-kerkonte-tu-vinte-ne-ndihme-kryengritesve-shqiptare/
https://opinion.al/djali-i-giuseppe-garibaldit-kerkonte-te-ndihmonte-kryengritesit-shqiptare/
https://konica.al/2020/12/kur-ricciotti-garibaldi-kerkonte-te-ndihmonte-kryengritesit-shqiptare/
https://observerkult.com/kur-ricciotti-garibaldi-kerkonte-te-ndihmonte-kryengritesit-shqiptare/