Korrespondenti i “Times” në Vlorë (1913) : “Ja ç’bëri Ismail Qemali për përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë shqiptare.”


Ismail Qemali
Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Nëntor 2019

 

“La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pavarësia shqiptare

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti i Times në Ballkan dërgon nga Vlora, më 28 nëntor, këtë shkresë mbi Shqipërinë :

 

Përvjetori i parë i shpalljes së pavarësisë shqiptare u festua në të gjithë vendin me shumë gëzim.

 

Vlora është në festë. Qyteti piktoresk dhe i vjetër është gjallëruar me flamuj të kuq që shfaqin shqiponjën e zezë shqiptare, ndërsa kortezhet që mbajnë flamurin e Skënderbeut kalojnë nëpër rrugët e stolisura me shtyllat veneciane dhe festone.

 

Këtë mëngjes, Ismail Bej Qemali, Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, priti anëtarët e kabinetit të tij, delegatët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, komandantët e anijeve austriake dhe italiane dhe shumë të njohur.

 

Gjatë pritjes, një demonstratë popullore u zhvillua para shtëpisë. Në mes të këngëve popullore dhe duartrokitjeve, Ismail Bej Qemali u shfaq në ballkonin e rrethuar nga anëtarët e qeverisë dhe gjallëroi turmën që iu përgjigj me entuziazëm.

 

Shqipëria fatmirësisht e ka duruar vitin e parë të pavarësisë dhe vendi gjatë kësaj periudhe ka qenë më i qetë se sa në gjithë të kaluarën e tij. Madje dhe tërheqja e Esat Pashës nuk solli gjakderdhje. Mosmarrëveshjet e brendshme do të pushojnë, të paktën për një kohë, pas ardhjes së sovranit të ri, e cila pritet nga mesi i janarit.

 

Çdo rrezik copëtimi nga fqinjët ambiciozë do të zhduket nëse fuqitë vazhdojnë të kenë një interes aktiv për prosperitetin e shtetit të ri.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë artikull duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenti-i-times-ne-vlore-1913-ja-c-beri-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare/Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

http://www.tiranapost.al/korrespondenti-i-times-ne-vlore-1913-ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise/

 

https://opinion.al/ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-pavaresise/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1184403/korrespondenti-i-times-ne-vlore-1913-ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare/

 

https://www.voal.ch/korrespondenti-times-ne-vlore-1913-ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare/

 

https://balkanweb.com/korrespondenti-i-times-ne-vlore-1913-ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare/

 

http://www.gsh.al/2019/11/09/korrespondenti-times-ne-vlore-1913-ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare/

 

https://360grade.al/308123/korrespondenti-i-times-ne-vlore-1913-ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare/

 

https://www.kohajone.com/2019/11/09/ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-pavaresise/

 

https://www.55news.al/dossier/item/228812-korrespondenti-i-times-ne-vlore-1913-ja-c-beri-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-shpalljes-se-pavaresise-shqiptare

 

https://lexo.com.al/ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-pavaresise/

 

https://www.aktuale.mk/ja-cberi-ismail-qemali-per-pervjetorin-e-pare-te-pavaresise/