Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2018
“Le Figaro” ka botuar, të premten e 24 gushtit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përgatitjen e shpalljes mbret të Ahmet Zogut dhe me përgënjeshtrimin e ndërhyrjes së Italisë në këtë eveniment të rëndësishëm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Drejt shpalljes së monarkisë në Shqipëri
Londër, 23 gusht. Korrespondenti i Daily Telegraph në Trieste telegrafon :
“Shpallja e Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë do të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese në Tiranë të shtunën e ardhshme.
Sipas lajmeve të marra nga Shqipëria, deklarata për krijimin e një monarkie dhe një mbretërie në Shqipëri është jashtëzakonisht popullore.
Përgënjeshtrohet çdo ndërhyrje e Italisë në shpalljen e mbretërisë shqiptare dhe ka arsye të mira për të besuar se ky përgënjeshtrim është i saktë.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenti-i-daily-telegraph-ne-trieste-1928-pergenjeshtrohet-cdo-nderhyrje-e-italise-ne-shpalljen-e-mbreterise-shqiptare-ky-pergenjeshtrim-eshte-i-sakte/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/italia-nuk-ka-nderhyre-ne-shpalljen-e-mbreterise-shqiptare/
http://opinion.al/pergenjeshtrohet-nderhyrja-e-italise-ne-shpalljen-e-mbreterise-shqiptare/