Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Gusht 2020
“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një kurorë e humbur…
Mbreti Zog, sovran i Sirisë ?
“Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.
Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.
Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.
Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.
Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenti-i-daily-herald-ne-jeruzalem-1939-flitet-se-mbreti-zog-do-te-ngjitet-ne-fronin-e-sirise/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/kur-mbreti-zogu-perflitej-se-do-te-ngjitej-ne-fronin-e-sirise/
https://opinion.al/1939-flitet-se-mbreti-zog-do-te-ngjitet-ne-fronin-e-sirise/
https://tirananews.al/mediat-ne-1939-flitet-se-mbreti-zog-do-te-ngjitet-ne-fronin-e-sirise/