Java humoristike nga Robert Fruzier – Si e shkruajmë historinë
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Nëntor 2018
“Le Populaire” ka botuar, të dielën e 16 prillit 1939, në faqen n°5, karikaturat e piktorit dhe politikanit të njohur francez, Robert Fuzier, në lidhje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e Benito Musolinit, të cilat, Aurenc Bebja nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbreti i Italisë dërgon kryeministrin e tij për të pushtuar kurorën e Shqipërisë. "Ah ! – Kurora juaj është shumë e vogël"
Z. Musolini shtyp “rebelët” shqiptarë dhe mbulohet me lavdi.
Kushtetuesja shqiptare i ofroi njëzëri kurorën mbretit të Italisë.
Këshilli i Lartë fashist pranon njëzëri kurorën e Shqipërisë për mbretin e Italisë.
Mbreti i Italisë, perandor i Etiopisë, pranon në shenjë mirënjohjeje kurorën e re.
Dhe nga ballkoni i pallatit të Venedikut, Z. Musolini u mëson njerëzve këtë ngjarje historike dhe “të paparashikuar”.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/karikaturat-e-robert-fuzier-mbi-pushtimin-e-paparashikuar-te-rebeleve-shqiptare-nga-benito-musolini-le-populaire-1939/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :