Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2022
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të martën e 2 korrikut 1935, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me politikën e ndërtimit të rrugëve në kohën e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Politika e rrugëve në Shqipëri.
Zyra e shtypit shqiptar na komunikon shkresën në vijim :
“E dimë që mungesa e rrugëve ka qenë prej kohësh një pengesë për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që kalon nga Shqipëria.
Që tani e tutje, qeveria shqiptare, e frymëzuar nga dëshira e mbretit Zog I, ka vendosur t’i japë një zhvillim të konsiderueshëm ndërtimit të rrugëve të reja që depërtojnë në zemër të vendit përmes peizazheve piktoreske. Është e panevojshme të thuhet se këto rrugë komunikimi kanë interes strategjik të rendit të parë.
Kështu rruga e re kryesore do të çojë në qytetin (komunën) e Pulajt, i cili ndodhet mbi lumin e Bunës, në Shkodër. Jo vetëm që kjo rrugë do t’i lejojë vizitorët të admirojnë vendet e bukura të atdheut, por ideja e sovranit është t’u japë më shumë avantazhe fshatarëve për të shitur mallrat e tyre në Shkodër.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1935-politika-e-ndertimit-te-rrugeve-ne-kohen-e-mbretit-zog/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://www.kultplus.com/lajme/politika-e-ndertimit-te-rrugeve-ne-kohen-e-mbretit-zog/
https://opinion.al/1935-politika-e-ndertimit-te-rrugeve-ne-kohen-e-mbretit-zog/
https://www.syri-vision.tv/politika-e-ndertimit-te-rrugeve-ne-kohen-e-mbretit-zog/