Journal des débats politiques et littéraires (1932) / Kjo është arsyeja e mbylljes së Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2020

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 9  marsit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkarkimin asokohe të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

Revokimi i dhjetë gjyqtarëve

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na shkruajnë nga Tirana :

 

Zyra e shtypit shqiptar komunikon shkresën në vijim :

 

Qeveria mbretërore, pasi konstatoi se sjellja e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit ishte e papajtueshme me misionin e tyre të lartë dhe se mosmarrëveshja midis anëtarëve minonte prestigjin e Gjykatës, deklaroi se gjyqtarët nuk mund të mbaheshin në funksionet e tyre.

 

Qeveria mbretërore, duke pasur si qëllim pastrimin e Gjykatës së Kasacionit dhe e bazuar në ligjet në fuqi, vendosi të shkarkojë të dhjetë anëtarët e saj.

 

Vendimi iu komunikua të interesuarve nga Ministria e Drejtësisë.

 

Pas disa ditësh, qeveria do të emërojë gjyqtarë të rinj që paraqesin të gjitha garancitë e nevojshme për misionin e tyre të lartë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1932-kjo-eshte-arsyeja-e-mbylljes-se-gjykates-se-kasacionit-nga-qeveria-mbreterore-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/pse-qeveria-mbreterore-e-zogut-shkarkoi-gjyqtaret-e-gjykates-se-kasacionit/

 

https://www.balkanweb.com/shkrimi-ne-gazeten-franceze-ne-1932-kjo-eshte-arsyeja-e-mbylljes-se-gjykates-se-kasacionit-nga-qeveria-mbreterore-shqiptare/

 

https://dosja.al/shkarkimi-i-gjyqtare-te-kasacionit-nga-ahmet-zogu-cfare-shkruante-asokohe-media-franceze-qeveria-mbreterore-i-pastroi/

 

http://www.standard.al/2020/04/01/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1932-kjo-eshte-arsyeja-e-mbylljes-se-gjykates-se-kasacionit-nga-qeveria-mbreterore-shqiptare/

 

https://tirananews.al/mediat-e-huaja-pse-mbreti-zog-mbylli-gjykaten-e-kasacionit-ne-1932/

 

https://tiranatoday.al/shkarkimi-i-gjyqtareve-te-kasacionit-nga-ahmet-zogu-cfare-shkruante-media-franceze/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1264835/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1932-kjo-eshte-arsyeja-e-mbylljes-se-gjykates-se-kasacionit-nga-qeveria-mbreterore-shqiptare/