Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Qershor 2019
“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vizitë e shkollës
“I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.
Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.
Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.
Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-de-salonique-1907-mit-hat-frasheri-u-emocionua-shume-gjate-vizites-se-shkollave-per-vajza-te-aleances-izraelite/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://opinion.al/1907-mithat-frasheri-emocion-ne-shkollat-per-vajza-te-aleances-izraelite/