Isa Boletini – sulltanit Abdul Hamid (1903) : « Un s’kuptoj haldupishte ! » dhe një mesazh për rusët


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2017

 

Shkrimi në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, « Pro Armenia », ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe, sulltanit turk, Abdul Hamid.

 

Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, « L’Albanie », me vendodhje në Gjenevë (Zvicërr). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.

 

Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan. Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët janë mëse aktuale.

 

Ja biseda në vijim :

 

Abdul Hamid : Mirësevini Isa Beu.

 

Isa Beu : Unë s’kuptoj haldupishte ! (Unë s’kuptoj turqisht).

 

Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij) : Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).

 

Tahir pasha hyn.

 

Abdul Hamid : Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.

 

Tahir pasha : Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.

 

Abdul Hamid : Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).

 

Isa Beu : Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë « kaur » ; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.

 

Abdul Hamid : Kaur do të thotë armik i fesë sonë ; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.

 

Isa Beu : Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë ? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.

 

Abdul Hamid : Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?

 

Isa Beu : Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.

 

Abdul Hamid : Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).

 

Isa Beu : Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik) ; por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët ; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.

 

Abdul Hamid : Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë ! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.

 

Isa Beu : Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkombasve të mi, duke punuar me ndërshmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).

 

Abdul Hamid : Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë ?!!!

 

Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-s-kuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/ . Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/news-item/kur-isa-boletini-parashikonte-para-100-vitesh-influencen-ruse-ne-ballkan/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/kur-isa-boletini-parashikonte-para-100-vitesh-influencen-ruse-ne-ballkan/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=5882

 

Dielli :

http://gazetadielli.com/isa-boletiniun-skuptoj-haldupishte/

 

Bota.al :

http://www.bota.al/2017/03/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-i-forte-per-ruset/

 

Shqipëria e Bashkuar :

http://shqiperiaebashkuar.al/2017/03/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/669989/isa-boletini-ndash-sulltanit-abdul-hamid-1903-quot-un-skuptoj-haldupishte-quot-dhe-nje-mesazh-per-ruset/

 

Koha Jonë :

http://www.kohajone.com/2017/03/16/viti-1903isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-nuk-e-dua-konsullin-rus-ne-mitrovice/

 

Manastiri Lajm :

http://manastirilajm.com/isa-boletini-e-paralajmeron-sulltan-abdul-hamidin-vendosja-e-konsullates-ruse-ne-mitrovice-do-te-shkaktoje-trazira/

 

Dritare.net :

http://www.dritare.net/2017/03/16/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-une-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/1

 

Gazeta Infopress :

http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset

 

Opinion.al :

http://opinion.al/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/shkrimi-1877-kane-te-njejten-origjine-korsikanet-dhe-shqiptaret-nga-aurenc-bebja-france-11-mars-2017/

 

Shqiperia Ime :

http://shqiperiaime.al/post-14067/

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/kur-isa-boletini-e-parashikonte-para-100-viteve-influencen-ruse-ne-ballkan/

 

Maqedonia Shqiptare :

https://maqedoniashqiptare.com/2017/03/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/

 

Arbresh.info :

http://www.arbresh.info/lajmet/kur-isa-boletini-parashikonte-para-100-vitesh-influencen-ruse-ne-ballkan-foto/

 

Sovrani.info :

http://www.sovrani.info/kur-isa-boletini-parashikonte-para-100-vitesh-influencen-ruse-ne-ballkan-foto/

 

Lexo.al :

http://lexo.al/dokumenti-ishte-koha-kur-isa-boletini-parashikonte-ndikimin-rus-ne-ballkan/

 

Tetovanews :

http://www.tetovanews.info/2017/03/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-skuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/