Intervista ekskluzive e Mbretëreshës Geraldinë për Paris-Midi (1938) : “Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri”


Kontesha Geraldinë e fotografuar këto ditë në Tiranë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Kontesha Geraldinë e fotografuar këto ditë në Tiranë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2019

 

“Paris-Midi” ka botuar, të martën e 26 prillit 1938, në ballinë, intervistën ekskluzive të korrespondetit të saj me mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

 

“Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri”... na rrëfen kontesha Apponyi, Mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë.

 

 

(Nga korrespondenti ynë i veçantë.)

 

Tiranë, 26 Prill.

 

Në shoqërinë e gazetarëve hungarezë, të vetmit që ishin lejuar ta vizitonin atë, unë u prita nga kontesha Apponyi, e cila, nesër, do të jetë mbretëresha e shqiptarëve. Z. Libohova, Ministër i Punëve të Jashtme, mori pjesë në këtë takim.

 

Jashtë, para një turme fëmijësh piktoreskë, qindra ushtarë po bënin ushtrime, duke përgatitur kështu paradën e madhe ushtarake që do t’i paraprijë ceremonisë së martesës.

Ja një riprodhim i kartolinës botuar në Shqipëri me rastin e dasmës mbretërore – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Ja një riprodhim i kartolinës botuar në Shqipëri me rastin e dasmës mbretërore – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Përpara vilës simpatike ku banon kontesha, ushtarë të tjerë qëndronin roje. Mbretëresha e ardhshme na priti në një sallon të ndriçuar nga rrezet e diellit, me muret ngjyrë bezhë, ku kolltuqet e mbuluara nga një pëlhurë e errët blu, ishin të stilit puro anglez.

 

Me një qasje të lehtë, flokët platin, e qeshur dhe e freskët, pavarësisht lodhjes dhe tensionit të ditëve të fundit – përgatitjet për ceremoninë e dasmës, provat, vizitat, leximi i një sasie të madhe korrieri – kontesha shfaqet :

 

“— Unë jam e lumtur për simpatinë që më kanë manifestuar; populli shqiptar, me të vërtetë, më bën të ndihem mirë; por ajo që më pëlqen më së shumti është të shoh se sa i ngjan popullit hungarez. E njoh historinë e tij shumë mirë...

 

Puna ime e re si mbretëreshë ? Nuk më frikëson aspak, madje as të gjitha detyrimet që ajo përfshin dhe për të cilat tani jam e përgatitur mirë : dua të punoj për lumturinë e popullit që më mirëpriti me kaq dashuri. Por veprimtaria e një mbretëreshë duhet të jetë veçanërisht femërore : më së shumti dua të kujdesem për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri ; Me pak fjalë, dua të jem për popullin shqiptar, ashtu siç ishte mbretëresha Elizabet për popullin hungarez.” — Aigner

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine-per-paris-midi-1938-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine/

 

https://americaneye.al/nga-aurenc-bebja-france-paris-midi-ka-botuar-te-marten-e-26-prillit-1938-ne-balline-intervisten-ekskluzive-te-korrespondentit-te-saj-me-mbretereshen-e-ardhshme-te-shqiperise-te/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/mbreteresha-geraldine-me-1938-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/

 

https://balkanweb.com/geraldina-dua-te-kujdesem-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim/

 

http://www.gazetatema.net/2019/02/05/intervista-e-rralle-e-mbretereshes-geraldine-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2019/02/05/intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine-per-paris-midi-1938/

 

http://27.al/mbreteresha-geraldine-ne-1938-en-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/

 

https://www.voal.ch/intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine-per-paris-midi-1938-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/

 

https://lajmpress.com/intervista-e-rralle-e-mbretereshes-geraldine-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/

 

https://opinion.al/1938intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine-nje-dite-para-marteses/

 

https://alpenews.al/dossier-mbreteresha-geraldine-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri

 

http://lexo.com.al/intervista-e-rralle-e-mbretereshes-geraldine-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2019/02/intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine-per-paris-midi-1938-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/