Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2017
Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1915, në faqen n°3, një shkrim për Isa Boletinin dhe zërat që qarkullonin për vdekjen e tij.
Për tu dhënë fund këtyre dyshimeve, media franceze është bazuar në gazetën italiane, “La Tribuna”, e cila ka botuar, një ditë më parë për këtë çështje, intervistën e saj me Adem Boletinin, djalin e atdhetarit shqiptar.
Çfarë i ka rrëfyer asokohe Adem Boletini medias italiane ? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
Isa Boletini nuk ka vdekur
Romë, 25 nëntor. – Adem Boletini, djali i Isa Boletinit, oficer në ushtrinë italiane, mohon vdekjen e babait të tij, agjitatorit të famshëm shqiptar.
I intervistuar nga “La Tribuna”, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se babai i tij kishte vdekur. Madje, për vdekjen e të atit flitet shpesh.
Isa Boletini ndodhet aktualisht në Cetinje, tha ai.
Pas rrëthimit të Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të jetuar në kryeqytetin e vogël me dy vëllezërit e mi.
Dy vëllezërit e mi të tjerë, bashkë me dy prej motrave të mia, janë me nënën time në Mitrovicë.
Isa Boletini ka një dashuri të madhe për vendin e tij dhe dëshiron një Shqipëri të pavarur.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/intervista-e-adem-boletinit-ne-gazeten-italiane-la-tribuna-nentor-1915-babai-im-isa-boletini-nuk-ka-vdekur/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
American Eye :
Tirana Observer :
VOAL :
Illyriapress :
http://illyriapress.com/babai-im-isa-boletini-nuk-ka-vdekur/
Opinion.al :
Syri.net :
http://www.syri.net/arte-media/95434/jo-babai-im-isa-boletini-nuk-ka-vdekur-ai-ndodhet-ne/
Pashtriku :
http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6851
Koha Jonë :
Shqipëria e Bashkuar :
Bota Sot :
Maqedonia Shqiptare :
Te Sheshi :
INA online :
Koha News :
Rrokum TV :
Politika Press :