Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Qershor 2021
“International Herald Tribune” ka botuar, të enjten e 3 korrikut 1980, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me marrjen e azilit politik të Leka Zogut I në Egjipt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Pretendenti i fronit shqiptar merr azil në Egjipt
Kajro, 2 korrik (Reuters) — Mbreti Leka I, pretendenti i fronit të Shqipërisë, i është bashkuar listës në rritje të mbretërve në ekzil dhe sundimtarëve të rënë që kanë marrë azil politik në Egjipt.
Leka, djali i ish mbretit Zog të Shqipërisë i cili vdiq në mërgim në 1961, u takua dje me Presidentin Egjiptian Anwar Sadat dhe zyrtarët thanë sot se ai kishte marrë azil në emër “të vlerave supreme humanitare që rrjedhin nga besimi tolerant i Islamit”.
Midis atyre që ai gjen në ekzilin egjiptian janë Shahu i rrëzuar i Iranit, mbreti Idris i Libisë dhe ish-presidenti i Jemenit Abdullah Salal (al-Sallal).
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/international-herald-tribune-1980-leka-zogu-i-mori-azil-politik-ne-egjipt-ne-emer-te-vlerave-supreme-humanitare-qe-rrjedhin-nga-besimi-tolerant-i-islamit/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/international-herald-tribune-1980-leka-zogu-i-mori-azil-politik-ne-egjipt/