Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Gusht 2023
“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të enjten e 15 dhe të shtunën e 17 qershorit 1939, dy telegrame të At Gjergj Fishtës drejtuar asokohe Luigi Federzoni-t dhe Benito Musolinit me rastin e emërimit të tij në Institutin më të lartë kulturor të regjimit fashist, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
“Vetëm nga gjiri i Italisë do të rilindë Shqipëria ideale”
Mesazhi i Fishtës drejtuar Federzonit
Il Piccolo di Trieste, e enjte, 15 qershor 1939, f.2 :
Romë, 14 qershor.
At Gjergj Fishta, Akademiku i ri i Italisë, i dërgoi Shkëlqesisë së Tij Federzonit (Luigi Federzoni) këtë telegram :
“I prekur, ju falënderoj për urimet dhe kënaqësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve akademikë për emërimin tim si anëtar i institutit më të lartë kulturor të regjimit fashist, i votuar me emërimin e lartë të Duçes dhe me vullnetin e Sovranit tonë. Jam i sigurt se vetëm nga gjiri i Italisë do të rilindë sërish Shqipëria ideale”. — At Gjergj Fishta
Falenderimi për Duçen nga At Gjergj Fishta
Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 17 qershor 1939, ballinë :
Romë, 16 qershor.
Akademiku At Gjergj Fishta i dërgoi Duçes telegramin në vijim :
“Faleminderit Duçe për nderimin e lartë të Akademikut të Italisë që me prirjen tuaj dashamirëse më atribuohet dhe që e konsideroj si një tregues të sigurt të interesimit tuaj bujar si për Shqipërinë ashtu edhe për racën shqiptare, një virtyt i panjohur deri tani në diplomacinë evropiane”. — At Gjergj Fishta
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/il-piccolo-di-trieste-1939-kur-at-gjergj-fishta-emerohej-akademik-i-institutit-me-te-larte-kulturor-te-regjimit-fashist-faleminderit-luigi-federzoni-faleminderit-duce/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :