Gjergj Kastrioti - princit të Tarentes : Ja kush janë shqiptarët e mi



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2016

 

Autori zviceran, Charles Didier (1805 – 1864), në librin e tij « Raccolta, Mœurs Siciliennes et Calabraises » të botuar në vitin 1844 në Paris, u ka dedikuar një kapitull shqiptarëve të Kalabrisë (« Les Albanais en Calabre »), ku dhe vë në dukje kontributin e Gjergj Kastriotit ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë.

 

Zoti Didier – i bazuar tek historiani napolitan, Giovanni Antonio Summonte – flet për një letërkëmbim mjaft interesant mes Princit të Tarentes (Tarantos) dhe heroit tonë, por para së të arrijmë tek ai, nevojitet pak retrospektivë.

 

Në vitin 1454, babai i Ferdinandit, mbreti Alfons d’Aragon ishte ndër të vetmit që i përgjigjet thirrjes së Gjergj Kastriotit për të luftuar perandorinë osmane, dhe si arsye i dërgon atij disa trupa nën urdhërat e Raymond d’Ortaffa-s.

 

Ndërsa, në vitin 1462, Gjergj Kastrioti, mirënjohës ndaj Aragonëve, i shkon në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë, i cili rrezikonte asokohe fronin e tij përballë Dukës së Anjou-së (Anzhusë) dhe Princit të Tarentes.

 

Para ndërhyrjes së trupave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes (Tarantos) i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i Shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.

 

Letërkëmbimi në vijim :

 

Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio) :

 

« Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia ? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët ; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të besdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd. »

 

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti :

 

« Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për Shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata ; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve, që u dhanë për armik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për Tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë. »

 

Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpartallon ushtrinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troïa-s, e cila u siguroi kurorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

 

 

Publikuar në :

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-shqiptaret-i-dhane-botes-pirron-e-epirit-dhe-aleksandrin-e-madh/

 

Koha Jonë :

http://www.kohajone.com/2016/11/09/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi-nga-aurenc-bebja-france-10-nentor-2016/

 

Bota.al :

http://www.bota.al/2016/11/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-shqiptaret-i-dhane-botes-pirron-e-epirit-dhe-aleksandrin-e-madh/

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/2016/11/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Gazeta Ora :

http://gazetaora.com/2016/11/10/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/speciale-lajme/605438/gjergj-kastrioti-ndash-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Lexo.al :

http://lexo.al/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-shqiptaret-dhane-botes-pirron-e-epirit-dhe-aleksandrin-e-madh/

 

ABC24.al :

https://abc24.al/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Pasqyrë.al :

http://www.pasqyre.al/te-gjitha/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Koha.mk :

http://www.koha.mk/letra-e-gjergj-kastriotit-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Shqipëria Ime :

http://shqiperiai.me/2016/11/10/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=2169

 

Struga Lajm :

http://strugalajm.com/index.php/letra-e-skenderbeut-per-princin-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/

 

Durrës Lajme :

http://durreslajm.com/speciale/gjergj-kastrioti-princit-te-tarantes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi

 

Syri.net :

https://www.syri.net/mistere/11556/ja-cfare-i-tha-skenderbeu-princit-te-tarantes-pasi-ofendoi-shqiptaret/

 

Gazeta Express :

http://www.gazetaexpress.com/mistere/ja-cfare-i-tha-skenderbeu-princit-te-tarantes-pasi-ofendoi-shqiptaret-278059/

 

Shqipëria e Bashkuar :

https://shqiperiaebashkuar.al/2016/11/ja-cfare-i-tha-skenderbeu-princit-te-tarantes-pasi-ofendoi-shqiptaret/

 

Shkodra.news :

http://shkodra.news/ja-cfare-tha-skenderbeu-princit-te-tarantes-pasi-ofendoi-shqiptaret/

 

Tetova Sot :

http://www.tetovasot.com/2016/11/ja-cfare-i-tha-skenderbeu-princit-te-tarantes-pasi-ofendoi-shqiptaret/

 

GjergjKastrioti.org :

http://www.gjergjkastrioti.org/historia/historia-e-skenderbeut/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-shqiptaret-i-dhane-botes-pirron-e-epirit-dhe-aleksandrin-e-madh/

 

Lajm.co :

http://lajm.co/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/