Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shkurt 2019
“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretëreshës Geraldinë, asokohe e strehuar në Greqi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbretëresha Geraldinë seriozisht e sëmurë
Thuhet se e kanë zënë gjatë largimit ethet e lehonisë (puerperale)
(Nga korrespondenti ynë i veçantë)
Athinë, 11 Prill.
(Nëpërmjet telefonit.)
Mbreti Zog mbërriti me mbretëreshën Geraldinë, fëmijën dhe të afërmit e tyre, në Portaria, pranë Volos, në Thesali. Sovranët shqiptarë do të qëndrojnë në Portaria derisa të përmirësohet mbretëresha Geraldinë, sepse ajo është sëmurë rëndë për shkak të lëvizjeve të shkaktuara nga largimi i saj prej Tirane, 48 orë pas lindjes. Mbretëreshën Geraldinë e kanë zënë ethet e lehonisë (puerperale).
Profesori Luros, gjinekologu më i madh (i talentuar) grek, u dërgua në shërbim të sovranes nga vetë Mbreti Jorgo i Greqisë.
Gjendja shëndetësore e mbretëreshës, e cila ishte përkeqësuar natën e kaluar, duket se është përmirësuar lehtësisht këtë mëngjes.
Le të shtojmë se Mbreti Zog i ka kërkuar Turqisë një leje qëndrimi.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gjendja-e-rende-shendetesore-e-mbretereshes-geraldine-ne-greqi-mbreti-jorgo-i-dergoi-ne-sherbim-gjinekologun-me-te-talentuar-grek-paris-soir-1939/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://gazetadielli.com/histori-kur-mbreteresha-geraldine-arriti-ne-greqi/
https://opinion.al/1939semuret-mbreteresha-geraldine-mbreti-grek-i-dergon-mjekun-me-te-mire/
http://www.njekomb.com/?p=179072