Gazzetta di Venezia (1919) / Shkresa e djemve të Ismail Qemalit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre


Baroni Sidney Costantino Sonnino (1847 – 1922)
Baroni Sidney Costantino Sonnino (1847 – 1922)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Maj 2022

 

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të shtunën e 15 shkurtit 1919, në faqen n°2, shkresën e djemve të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Djemtë e Ismail Qemalit — Sonnino-s

 

Burimi : Gazzetta di Venezia, e shtunë, 15 shkurt 1919, f.2
Burimi : Gazzetta di Venezia, e shtunë, 15 shkurt 1919, f.2

Vlorë, 14 shkurt.

 

Djemtë e Ismail Qemalit i dërguan ministrit të Punëve të Jashtme Sonnino shkresën e mëposhtme :

 

Në këto rrethana të dhimbshme, mirënjohja jonë e përjetshme ndaj kombit të madh fisnik italian dhe qeverisë së tij mbretërore, për pritjen e rezervuar dhe nderimet e bëra ndaj trupit të babait tonë të dashur, është aq e madhe dhe e paharrueshme, se është detyrë për ne, fëmijët e tij, t’i lutemi që të pranojë falënderimet tona të përzemërta dhe të besojë përgjithmonë, si të gjithë shqiptarët e vërtetë, miqtë e tij besnikë dhe të përjetshëm që i urojnë mbarësi, duke pasur sigurinë se me të do të sigurohet prosperiteti i Shqipërisë. — Nënshkruar : Et’hem, Qazim, Qamil, Vlora.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazzetta-di-venezia-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/gazzetta-di-venezia-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/

 

https://americaneye.al/letra-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-jashtem-te-italise-per-vdekjen-e-babait-te-tyre/

 

https://www.kultplus.com/lajme/gazetta-di-venezia-ne-vitin-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/

 

https://opinion.al/1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrise-se-jashtme-te-italise/

 

https://www.syri-vision.tv/gazetta-di-venezia-ne-vitin-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/

 

https://drini.us/gazzetta-di-venezia-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/

 

https://alb-spirit.com/2022/05/14/gazzetta-di-venezia-1919shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-per-ministrin-e-jashtem-te-italise/

 

https://plavaeguciasot.com/gazzetta-di-venezia-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/

 

Koha, e martë, 17 maj 2022, f.17
Koha, e martë, 17 maj 2022, f.17