Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Prill 2020
“La France” ka botuar, të martën e 3 majit 1910, në ballinë, shkrimin e gazetës gjermane “Le Nouvelliste de Hambourg” në lidhje me revoltën (kryengritjen) shqiptare dhe udhëheqësin e saj Isa Boletinin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Revolta e shqiptarëve
Berlin, 2 maj.
“Le Nouvelliste de Hambourg” merr nga Kostandinopoja informacionin e mëposhtëm për revoltën shqiptare :
“Shpirti i kryengritjes është shefi i fisit mysliman Isa Boletini, i quajtur Boletinatz ose Bolietinatz, shefi më i rrezikshëm i brigandëve në të gjithë Shqipërinë. Ai nuk është shefi zyrtar i revoltës, pasi që prej vitit të kaluar fshihet nga një dënim i dhënë në mungesë paraqitjeje. Por është ai që ngre banorët, u siguron armë dhe drejton lëvizjen.
Boletini nuk është një brigand vulgar. Ai është një nga ata pronarë të mëdhenj të tokave, gjyqtarë, patriarkë, të cilët ne nuk i hasim më në Shqipëri. Çdo fis i Shqipërisë së Epërme (Sipërme) përbën, ende dhe sot një shtet në vete, ku në krye të të cilit gjendet “Bajraktari”. Por fuqia e tij është e kufizuar, nga “kuvendi” ose asambleja e shteteve (fiseve), e cila ka një zë vendimtar në të gjitha pyetjet kryesore.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-gjermane-1910-isa-boletini-shpirti-i-kryengritjes-shqiptare-shefi-jozyrtar-i-saj-pronar-gjyqtar-patriark-qe-nuk-hasim-me-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/gazeta-gjermane-1910-isa-boletini-shefi-i-revoltes-shqiptare/
https://kohajone.com/gazeta-gjermane-1910-isa-boletini-shpirti-i-kryengritjes-shqiptare/
https://vloranews.al/kulture/gazeta-gjermane-1910-isa-boletini-shpirti-i-kryengritjes-shqiptare/