Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2024
“Le patriote de Nice et du Sud-ouest” ka botuar, të enjten e 4 nëntorit 1948, në faqen n°4, një shkrim rreth angazhimit të futbollistit shqiptar Riza Lushta asokohe në klubin e Kanës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Lushta ka nënshkruar në Kanë dhe padyshim do të luajë kundër Strasburgut
Klubi i madh Kano-Grasua (Cannes dhe Grasses), i cili shënoi një sukses të madh në kurriz të parizienëve të Stade Red Star, sapo është forcuar në personin e qendërsulmuesit, Riza Lushta, i ardhur nga klubi i Alessandria-s.
I lindur në kufijtë e Shqipërisë dhe Jugosllavisë në vitin 1918, Lushta u kontaktua nga S.O. Montpellier në 1939, por nuk arriti të merrte autorizimet e nevojshme për të luajtur në Francë. Për pesë vjet, ai veshi në mënyrë të shkëlqyer ngjyrat e Juventus Torinos. Ai është një futbollist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës, inkorporimi i të cilit në radhët e « ascegist-ëve » do t'i japë një frymë të re kuintetit sulmues Kano-Grasua (Canno-Grassois).
Dy ndeshjet e tij, të dielën tjetër në rezervë, kundër Beausoleil dhe të hënën, në jubileun e Morit, i dhanë kënaqësi të plotë trajnerit dhe drejtuesve. Për këtë arsye Lushta u mbajt në Kanë.
Kualifikimi i tij u kërkua në Paris. Nëse arrin në kohë, qendërsulmuesi i ri do të luajë të dielën e ardhshme në Strasburg.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1948-riza-lushta-ish-lojtari-shqiptar-i-juventusit-ka-nenshkruar-ne-klubin-e-kanes/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :