Gazeta franceze (1938) / Fan Stilian Noli, qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë. Çfarë i propozoi mbreti Zog që të kthehej në Shqipëri ?


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2020

 

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

 

Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin mbreti Zog synon të bashkëpunojë.

 

Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme, sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij, ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1938-fan-stilian-noli-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-amerike-cfare-i-propozoi-mbreti-zog-qe-te-kthehej-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/a-ishte-fan-noli-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-amerike/

 

https://www.kultplus.com/lajme/cfare-i-propozoi-mbreti-zog-fan-nolit-qe-te-kthehej-ne-shqiperi/

 

https://www.balkanweb.com/cfare-i-propozoi-mbreti-zoti-fan-nolit-qe-te-kthehej-ne-shqiperi-gazeta-franceze-ja-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-zogut-ne-shba/

 

https://shqiptarja.com/lajm/fan-noli-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-amerike-cfare-i-propozoi-mbreti-zog-qe-te-kthehej-ne-shqiperi

 

http://www.standard.al/2020/05/10/qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-amerike-cfare-i-propozoi-mbreti-zog-qe-te-kthehej-ne-shqiper/

 

https://www.droni.al/2020/05/10/media-e-kohes-cili-eshte-posti-qe-i-dha-mbreti-zog-fan-nolit-ne-vitin-1938/

 

https://tiranatoday.al/1938-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-amerike/

 

https://opinion.al/1938-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-shba/

 

https://konica.al/2020/05/cfare-i-propozoi-mbreti-zog-fan-nolit-per-ne-shqiperi/

 

http://www.arsalbanica.mk/gazeta-franceze-1938-fan-stilian-noli-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-mbretit-zog-ne-amerike-cfare-i-propozoi-mbreti-zog-qe-te-kthehej-ne-shqiperi/

 

https://www.tpz.al/2020/05/10/cfare-i-propozoi-mbreti-zog-fan-nolit-qe-te-kthehej-ne-shqiperi-gazeta-franceze-ja-qellimi-i-vertete-i-udhetimit-te-motrave-te-zogut-ne-shba/

 

https://javanews.al/retro-gazeta-franceze-zbuloi-qellimin-e-vertete-te-udhetimit-te-motrave-te-zogut-ne-shba-te-sillnin-fan-nolin/

 

https://dosja.al/motrat-e-mbretit-zog/

 

https://gazetamapo.al/zbulohet-dokumenti-cfare-i-premtoi-mbreti-zog-fan-nolit-qe-te-kthehej-ne-shqiperi/

 

https://www.mekulipress.com/cfare-i-propozoi-mbreti-zog-fan-nolit-qe-te-kthehej-ne-shqiperi/

 

https://www.botasot.info/kultura/1289667/cfare-i-propozoi-mbreti-zog-fan-nolit-qe-te-kthehej-ne-shqiperi/