Gazeta franceze (1928) / Kodi i ri civil shqiptar, frymëzim i presidentit Ahmet Zogu


Ahmet Zogu
Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2020

 

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të premten e 30 marsit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me miratimin e kodit të ri civil shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Kodi i ri civil shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zyra e shtypit shqiptar botoi shkresën në vijim :

 

Kodi i ri civil, i miratuar me entuziazëm nga Senati shqiptar, sapo është transmetuar për miratim në Presidencë.

 

Me miratimin e kodit civil, i cili, ndër të tjera, përfshin martesën civile, i jepet fund në Shqipëri pengesës së bashkimit të elementeve myslimane, katolike dhe ortodokse, gjë që do të ndihmojë shumë në çështjen e unitetit kombëtar shqiptar.

 

Kodet moderne të Shqipërisë, kodi penal me ndalimin e poligamisë dhe kodi aktual civil janë frymëzuar nga interesi dhe veprimtaria e presidentit, Ahmet Zogu.

 

Ata japin sigurinë për një të ardhme të lumtur për kombin shqiptar dhe janë dëshmi të reja të periudhës së madhe historike që po përjeton aktualisht Shqipëria, e bashkuar me kombet perëndimore jo vetëm nga traditat e saj historike dhe pozicioni i saj gjeografik, por edhe nga e njëjta etje për kulturë dhe civilizim (qytetërim).

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1928-kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/

 

https://www.balkanweb.com/kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu-cfare-shkruante-gazeta-franceze-me-1928/

 

https://shqiptarja.com/lajm/gazeta-franceze-1928-kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu

 

https://dosja.al/kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/

 

https://fjala.al/2020/06/15/gazeta-franceze-1928-kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/

 

https://tirananews.al/etje-per-kulture-kodi-i-ri-civil-i-ahmet-zogut-qe-mbeshteti-unitetin-kombetar/

 

https://alb-spirit.com/2020/06/15/lexpress-de-mulhouse-1928kodi-ri-civil-shqiptar-frymezim-presidentit-ahmet-zogu/

 

http://www.arsalbanica.mk/kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/

 

https://opinion.al/1928-kodi-i-ri-civil-shqiptar-frymezim-i-presidentit-ahmet-zogu/