Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Gusht 2020
“France” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1944, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Baba Fajë Martaneshit për revistën “Parade”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Guerilët shqiptarë
Gazeta “France” ka folur tashmë disa herë për guerilët shqiptarë. Revista “Parade” botuar në Kajro, dhe prej së cilës A.F.I. citon disa fragmente, na jep detaje të reja mbi veprimtarinë e atdhetarëve shqiptarë.
Ndër udhëheqësit e këtyre guerilasve gjendet një figurë piktoreske : Baba Faja, kryetari i manastirit mysliman të dervishëve (bektashinjve). Ai u largua nga manastiri për të shkuar në pyll (shkurre) dhe shkëmbeu shkopin, një shenjë të dinjitetit të tij, për një “tommy gun”, dhuratë e misionit ushtarak britanik.
Ai deklaroi kohët e fundit : “Unë jam këtu vetëm si një patriot shqiptar. Çdo njeri që dëshiron të luftojë kundër pushtuesit, pavarësisht fesë së tij, është i mirëpritur.”
Një tjetër grup patriotësh u binden urdhrave të Mehmet Shehut, veteran i luftës civile spanjolle. Ky grup mban titullin domethënës të “Brigadës së Hakmarrjes”. Ai lufton kryesisht në jug të Shqipërisë.
Së fundi, në mesin e guerilasve, ka italianë, dezertorë, dhe gjithashtu jugosllavë, të cilët u strehuan në Shqipëri për t’i shpëtuar rekrutimit nazist. Me pak fjalë, këta guerilë shqiptarë u ngjajnë, për nga përbërja e tyre heterogjene, brigadave ndërkombëtare të Madridit.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-france-me-1944-deklarata-e-baba-fajes-mustafa-xhanit-ne-revisten-parade-te-kajros/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://tirananews.al/cfare-thoshte-baba-faja-per-revisten-parade-te-kajros/
https://opinion.al/deklarata-e-baba-fajes-mustafa-xhanit-ne-revisten-parade-te-kajros/
https://konica.al/2020/08/baba-faja-jam-ketu-vetem-si-patriot-shqiptar/