Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Qershor 2021
“Díarío de Notícías” ka botuar, me 3 janar 1968, në faqen n°13, një shkrim në lidhje me jetën e vështirë të mbretërve dhe princërve të rrëzuar nga froni, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Jeta e vështirë e mbretërve dhe princërve
“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo që lejon akoma jetën e pasur të sovranëve në fron, por të tjerët? Mbretërit dhe princat e rrëzuar nga froni, të cilët duhet të jetojnë në mërgim dhe megjithatë kanë nevojë të ndriçojnë një tren të jetës në harmoni me shkëlqimin e titullit dhe të kaluarën e kushtueshme?
Falë librit “Pretendentët në Fronet e Evropës", nga z. Valynseele, botuar së fundmi në Paris, ne e dimë se si aranzhohen disa nga fisnikët që ende ekzistojnë. Autori nuk humb kohë në vajtime të kota, siç është e zakonshme ndër nostalgjikët, për fatin e keq të fisnikëve të rrëzuar. Në shumë raste, siç thotë dhe vetë, “ai ka kruajtur fundin e sirtarit” për t'i paraqitur lexuesit në një aspekt të denjë me familje të caktuara që duhet të kryejnë akrobaci për të ruajtur linjën (ekuilibrin) e tyre.
Ai fillon duke shkatërruar legjendën e “pasurisë së pamasë të fituar me mjete të paligjshme” të Princit Leka, i biri i Mbretit Zog të Shqipërisë, i cili vdiq në maj (prill) 1961. Megjithëse është princi më i madh në Evropë, me gjatësi 2.04 m, pretendenti i Fronit të Shqipërisë është një agjent imobiliar në Madrid. Atij nuk i kanë mbetur shumë nga paratë që bëri nga shitja e lëndës drusore të pronave mbretërore në Shqipëri drejt Italisë. Një pjesë iu rrëmbye gjatë qëndrimit të Mbretit Zog në Egjipt nga Naseri, menjëherë pas rrëzimit të mbretit Faruk; një pjesë tjetër u konsumua në ndërtimin e një pallati në Long Island, për nder të Mbretëreshës Geraldinë.
Nëse është e rreme se ai nuk ka bllokuar para në Itali, siç pretendohet, duhet të jenë para nga bankat shqiptare që babai i tij mund ti ketë përvetësuar gjatë ngjarjeve të vitit 1939. Autori i librit thotë se “nuk është e mundur të imagjinohet që të shpërthehen arkat e bankave për të vjedhur rezervat e arit”.
Gjithsesi, me gjithë madhësinë dhe titujt e tij, Princi Leka lufton për jetën në kryeqytetin e Spanjës, duke shitur tokë, ndërtesa dhe apartamente, që natyrisht nuk është një detyrë (punë) për mbretërit.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-braziliane-1968-jeta-e-veshtire-e-mbreterve-dhe-princerve-rasti-i-leka-zogut/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/1968-jeta-e-veshtire-e-mbreterve-e-princerve-rasti-i-leka-zogut/