Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2022
“Diario de Noticias” ka botuar, të martën e 27 korrikut 1943, në ballinë, deklaratën e Mbretit Zog në lidhje asokohe me kapitullimin e Musolinit (Duçes), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Deklarata e Mbretit Zog
Londër, 26 korrik (U.P.) — Ish-mbreti Zog i Shqipërisë bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me rënien (kapitullimin) e Musolinit :
“Rënia e Musolinit do të thotë një sukses i vërtetë për aleatët, jo vetëm nga pikëpamja e depërtimit të tij në të ashtuquajturën “Kalaja evropiane”, por edhe sepse një nga 3 fuqitë e Boshtit u detyrua të kapitullonte.
Rënia e një regjimi, planet imperialiste të të cilit në Ballkan rrezikuan ekzistencën e Shqipërisë, do të mbushë me gëzim zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Ashtu si në të kaluarën, Shqipëria tashmë është gati të vërë kontributin e saj modest dhe përpjekjen maksimale në shërbim të trupave aleate, për hir të fitores.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-braziliane-1943-deklarata-e-mbretit-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/cfare-deklaronte-mbreti-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/
https://opinion.al/gazeta-braziliane-1943-deklarata-e-mbretit-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/
https://konica.al/2022/02/zogu-ishte-optimist-me-kapitullimin-e-duces/
https://dosja.al/deklrata-e-mbretit-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/
https://drini.us/gazeta-braziliane-1943-deklarata-e-mbretit-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/