Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Mars 2023
“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1929, në faqen n°6, një shkrim rreth angazhimit asokohe të Mbretit Zog për të luftuar sëmundjen e malaries në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbreti Zog i Shqipërisë nis luftën kundër malaries
Instituti Rockefeller do të avancojë gjysmën e fondit prej 1.000.000 dollarësh për fushatën e mëtejshme.
Nga Associated Press
Tiranë, Shqipëri. 13 Prill. — Mbreti Zog ka nisur, me ndihmën e Fondacionit Rockefeller, një fushatë mbarëkombëtare për të pastruar Shqipërinë nga malaria, një murtajë që godet vendin prej shekujsh.
Fondacioni Rockefeller, mësohet se do të avancojë 500.000 dollarë për fushatën dhe qeveria shqiptare do të shtojë një shumë të barabartë.
Mbreti Zog do të ketë si ndihmës në këtë luftë Dr. Lewis Hackett, shkencëtarin e Harvardit që drejtoi operacionet e Fondacionit Rockefeller në Itali. Dr. Hackett do të bëjë një studim shkencor të vendit për të marrë njohuri të sakta mbi shkaqet e sëmundjes, e cila shkakton çdo vit 10.000 viktima.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1929-mbreti-zog-me-ndihmen-e-fondacionit-rockfeller-dhe-shkencetarit-te-harvardit-nis-luften-kunder-malaries-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://alb-spirit.com/2023/03/01/mbreti-zog-nis-luften-kunder-malaries-ne-shqiperi/