Gazeta amerikane (1929) / Mbreti Zog do të kërcejë me bashkëshorten e ambasadorit Charles C. Hart në inaugurimin e Legatës së re të SHBA-ve në Tiranë


Burimi : Pas betimit, Mbreti shikon nga dritarja e pallatit të tij demonstrimin e besnikërisë së popullit shqiptar. — Foto : © Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 16 shtator 1928
Burimi : Pas betimit, Mbreti shikon nga dritarja e pallatit të tij demonstrimin e besnikërisë së popullit shqiptar. — Foto : © Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 16 shtator 1928

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Mars 2023

 

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të enjten e 6 qershorit 1929, në ballinë, një shkrim mbi ngjarjen e bujshme të pjesmarrjes së Mbretit Zog asokohe në inaugurimin e Legatës së të SHBA-ve në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Zogu premton se do të kërcejë me gruan e të dërguarit të SHBA-ve

Mbreti i Shqipërisë do të bëjë daljen e tij të parë publike në inaugurimin e Legatës Amerikane

Nga Associated Prees.

 

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e enjte, 6 qershor 1929, ballinë
Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e enjte, 6 qershor 1929, ballinë

Tiranë, Shqipëri. 6 qershor. — Mbreti Zog ka pranuar të përurojë ndërtesën e re të legatës amerikane, e cila është me shpejtësi drejt përfundimit dhe që është struktura e parë e ngritur kudo në botë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për përdorim specifik të një legate ose ambasade.

 

Mbreti gjithashtu ka premtuar se do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga ngjitja në fron duke marrë pjesë në një ballo dhe pritjen që do të hapë ndërtesën e re të legatës. Ai do të kërcejë me znj. Charles C. Hart, Minneapolis, Minn., gruan e ministrit (ambasadorit) amerikan. Kjo do të jetë hera e parë që sovrani i ri europian do të shkelë në një legatë të huaj dhe hera e parë që do të marrë pjesë në një kërcim (vallëzim) publik.

 

Hart, dikur korrespodent i gazetës së Uashingtonit, ka ftuar 1000 të ftuar në hapjen e ndërtesës së re të legatës, të cilën e ka projektuar vetë. Mbreti Zog do të mbajë një fjalim.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1929-mbreti-zog-do-te-kerceje-me-bashkeshorten-e-ambasadorit-charles-c-hart-ne-inaugurimin-e-legates-se-re-te-shba-ve-ne-tirane/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/gazeta-amerikane-1929-mbreti-zog-do-te-kerceje-me-bashkeshorten-e-ambasadorit-charles-c-hart-ne-inaugurimin-e-legates-se-re-te-shba-ve-ne-tirane/

 

https://americaneye.al/inaugurimi-i-legates-se-re-amerikane-ne-tirane-gazeta-amerikane-me-1929-zogu-do-te-kerceje-me-gruan-e-ambasadorit-te-shba/

 

https://www.tiranadiplomat.com/2023/03/03/inaugurimi-i-legates-se-shba-ne-tirane-mbreti-zog-kercim-me-gruan-e-ambasadorit-amerikan/

 

https://opinion.al/mbreti-zog-do-kerceje-me-gruan-e-ambasadorit-amerikan-ne-inagurimin-e-legates-se-shba-ve/

 

https://www.voal.ch/gazeta-amerikane-1929-mbreti-zog-do-te-kerceje-me-bashkeshorten-e-ambasadorit-charles-c-hart-ne-inaugurimin-e-legates-se-re-te-shba-ve-ne-tirane/multimedia/dossier/

 

https://diasporashqiptare.al/2023/03/03/1929-mbreti-zog-premton-daljen-e-pare-publike-ne-inaugurimin-e-legates-se-shba/

 

http://www.arsalbanica.mk/gazeta-amerikane-1929-mbreti-zog-do-te-kerceje-me-bashkeshorten-e-ambasadorit-charles-c-hart-ne-inaugurimin-e-legates-se-re-te-shba-ve-ne-tirane/

 

https://alb-spirit.com/2023/03/03/mbreti-zog-ne-perurimin-e-legates-se-re-te-shba-ne-tirane/

 

https://alfapress.al/jete/inaugurimi-i-legates-se-shba-ne-tirane-mbreti-zog-kercim-me-gruan-e-ambasad-i53114

 

Koha, e mërkurë, 15 mars 2023, f.13
Koha, e mërkurë, 15 mars 2023, f.13