Gazeta amerikane (1928) : “Këtë javë, Tirana u ndriçua për herë të parë në historinë e saj nga dritat elektrike.”


Burimi : The New York Herald, e diel, 11 nëntor 1928, f.3
Burimi : The New York Herald, e diel, 11 nëntor 1928, f.3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Dhjetor 2021

 

“The New York Herald” ka botuar, të dielën e 11 nëntorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndriçimin elektrik historik të kryeqytetit shqiptar, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Tirana tashmë e ndriçuar nga dritat elektrike

 

Tiranë, Shqipëri, e shtunë. — Rrugët e ngushta të kryeqytetit piktoresk të Shqipërisë u ndriçuan këtë javë për herë të parë në historinë e tyre nga llambat elektrike dhe grupe të vogla qytetarësh shiheshin të mbledhur rreth shtyllave duke admiruar rrezet e shndritshme që bienin mbi to.

 

Punimet që furnizojnë rrymën janë ndërtuar tërësisht me kapital shqiptar dhe janë ndër më modernet në Europën Lindore.

 

Gazeta e parë e përditshme e botuar në Shqipëri doli të hënën. Quhet “Gazetaere” dhe botohet nga një kompani e cila u krijua për të zhvilluar kulturën shqiptare nëpërmjet botimit të gazetave, literaturës së lehtë (argëtuese) dhe revistave.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1928-kete-jave-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektrike/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/gazeta-amerikane-me-1928-tirana-ndricohet-per-here-te-pare-ne-histori-nga-dritat-elektrike/

 

https://www.kultplus.com/lajme/gazeta-amerikane-ne-vitin-1928-kete-jave-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektronike/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1718772/gazeta-amerikane-1928-kete-jave-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektrike/

 

http://plavaeguciasot.com/gazeta-amerikane-ne-vitin-1928-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-nga-dritat-elektrike/

 

https://www.voal.ch/gazeta-amerikane-1928-kete-jave-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektrike/multimedia/dossier/

 

https://alb-spirit.com/2021/12/05/gazeta-amerikane-1928-tirana-u-ndricua-per-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektrike/

 

https://dosja.al/gazeta-amerikane-ne-1928-en-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-nga-dritat-elektrike/

 

https://ampress.ca/the-new-york-herald-1932-shba-ndihmon-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/