Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Gusht 2020
Revista ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar, me 1 korrik 1921, në faqen n°12, një shkrim në lidhje me krijimin asokohe të një kompanie amerikano-shqiptare në Boston, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Për zhvillimin e tregtisë
“Shpallet në Boston, SHBA, themelimi i një kompanie me kapital prej 50,000 dollarësh, e përbërë tërësisht nga shqiptarë. Kompania e re e quajtur “Shoqëria Tregtare Amerikano-Shqiptare” synon të shfrytëzojë pasuritë natyrore të Shqipërisë, të zhvillojë atje biznesin e importit, eksportit dhe të transporteve detare.
Anastas Sandele (Pandeli), kryetari i Shoqërisë Pan-Shqiptare Vatra, e cila ka selinë e saj në Shtetet e Bashkuara dhe z. Georges Fred Williams, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Athinë, marrin funksionet e Presidentëve.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/france-orient-1921-lajmerojne-se-ne-boston-nen-drejtimin-e-kryetarit-te-vatres-dhe-ish-ambasadorit-amerikan-ne-athine-u-formua-kompania-american-albanian-trading-company-e-cila-ka-per-qellim/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/france-orient-1921-ne-boston-u-formua-american-albanian-trading-company/