Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Gusht 2019
“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, në faqen n°3, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Pas atentatit të Vjenës
“Unë erdha këtu në mënyrë private”, deklaroi mbreti Zog
Vjenë, 23 shkurt — Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog :
“— Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.
Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.
Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/fjalet-e-para-ekskluzive-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes-per-neue-freie-presse-1931/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/fjalet-e-para-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes/
https://insajderi.com/fjalet-e-para-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes/
https://opinion.al/1931-fjalet-e-para-ekskluzive-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes/
https://27.al/fjalet-e-para-ekskluzive-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes-per-neue-freie-presse/
https://www.kultplus.com/lajme/fjalet-e-para-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes/
https://konica.al/2019/08/cfare-tha-mbreti-zog-pas-atentatit/