Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Nëntor 2023
Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës drejtuar shkrimtarit francez me 10 tetor 1904, në të cilën atdhetari shqiptar i rrëfen asokohe një sekret të veçantë. Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Lincoln Cottage,
Garfield Road,
Chingford, (Essex)
Me 10 tetor 1904.
Mik i shtrenjtë,
E lexova me shumë interes artikullin tuaj për dy “princat e rremë të Shqipërisë” dhe do ta shfrytëzoj për një artikull të ardhshëm tek “Albania”. — Për sa i përket “Oxford (India) paper”, më thanë se shitej vetëm me shumicë (një numër i caktuar pakosh) : sa fletë do t’ju duheshin ? — Harrova që në letrat e mia të mëparshme t’ju tregoja për një histori vërtet të jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta prisnit : Imagjinoni që ushtria angleze është në manovra dhe një muaj më parë, dy skuadrilje kalorësie erdhën për të ngritur çadrat dhe kampuar në lëndinat e Chingford. Ne dolëm për një shëtitje atje, pasi shumë njerëz shkuan atje nga të gjitha anët, dhe papritmas ne njohëm — a mendoni se kë ? Zonja Thérèse Humbert, personalisht, ju betohem ! dhe ishin me të : 1°/Romain Daurignac, 2°/Eve Humbert, 3°/Marie Daurignac, 4°/Frédéric Humbert. Nuk kishte asgjë për tu gabuar. Përballë një pasthirrme në frëngjisht nga gruaja ime, ata u zbuluan dhe një minutë më vonë ishin zhdukur. E kuptoni ? bota mendon se ata janë në burg, dhe ata janë fshehur të qetë në periferi të Londrës. Djalli e di se cilët personazhe duhet të kenë marrë pjesë në mashtrimet e tyre që “burgu” i tyre të ketë qenë kaq fiktiv.
Përzemërsisht,
F. B. Konica
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/faik-konica-shkrimtarit-guillaume-apollinaire-mashtruesit-franceze-me-fame-boterore-gjenden-te-fshehur-ne-periferi-te-londres-letra-origjinale-e-10-tetorit-1904/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://alb-spirit.com/2023/11/19/10-tetor-1904letra-e-faik-konices-per-guillaume-apollinaire/
https://koha.mk/mashtruesit-franceze-gjenden-te-fshehur-ne-periferi-te-londres/